Gazetari në provë, shantazh
policit kufitar për 3000 euro
Një 50 vjeçar, i cili punonte prej dy muajsh punonte si gazetar në provë është vënë në pranga pasi akuzohet se i ka bërë presion një punonjësi të policisë kufitare të Kakavijës. Policia: U kap duke i marrë paratë policit.
TIRANE- Një 50 vjeçar, i cili punonte prej dy muajsh punonte si gazetar në provë në Agejncinë Telegrafike Shqiptare është vënë në pranga pasi akuzohet se i ka bërë presion një punonjësi të policisë kufitare të Kakavijës. Sipas policisë gazetari 50 vjeçar Begtash Zeneli kërcënonte policin se do të publikonte një video ku, sipas tij komprometonte punën e tij, nëse ky i fundit nuk do t’i jepte 3000 mijë euro.
ARRESTIMI
Policia e Gjirokastrës informon se arrestimi i gazetarit është bërë në flagrancë pasditen e djeshme,
(07.01.2013) rreth orës 17:00 nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Krimit Finaciar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. "Begtash Zeneli, 50 vjeç lindur dhe banues në Krujë ishte me profesion gazetar pranë Agjensisë Telegrafike Shqiptare"- informonte policia e Gjirokastrës. Arrestimi i tij është bërë në momentin e shkëmbimit të lekëve në një lokal afër Zogut Zi në Tiranë nga punonjësi i policisë tek gazetari.
“Ky shtetas me detyrë gazetar pranë A.T.SH, ushtronte presion tek një punonjës policie i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër që kryen shërbim në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije , duke i kërkuar 3000 Euro , për të mos dhënë në media një filmin që sipas gazetarit ja kishte bërë në Kakavije para Krishtlindjeve punonjësit të policisë “- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Gjirokastrës.
SEKUESTROHEN PROVAT
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e Eurove si dhe dy aparate celulari që gazetari kishte përdorur për t'i bërë presion punonjësit të Policisë .
Në operacion morën pjesë specialistët e Sektorit Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe u mbështetën nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të “ Korrupsionit Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga neni 259 i të Kodit Penal.
ATSH:ISHTE NE PROVENëpërmjet një njoftimi për shtyp Agjencia Telegrafike Shqiptare deklaron se 50 vjeçari kishte vetëm dy muaj provë në ATSH si gazetar, dhe është pushuar nga puna.
Drejtoria dhe gazetarët e ATSH-së, distancohen dhe dënojne këtë akt korruptiv, që është në kundërshtim të plotë me misionin fisnik te gazetarëve të këtij Institucioni të rëndësishëm mediatik, që në radhë të parë kanë informimin e saktë të opionionit publik dhe ruatjes së etikës profesionale gjatë ushtrimit të aktivitetit. Bektash Zeneli, i cili kishte vetëm dy muaj provë në ATSH si gazetar, u ndalua pasi ushtroi presion personal ndaj nje punonjësi te policisë së doganës së Kakavijës në Gjirokastër, duke i kërkuar 3000 euro në këmbim të mos publikimit të një video, e cila sipas Policisë, nuk vërtetonte asnjë lloj korrupsioni."- informon ATSH
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37