Gazetari shqiptar në Greqi për ngjarjen e rëndë me 3 të vdekur në Athinë: Dy viktimat ishin miq, mister shkaku i mosmarrëveshjeve

Dy shqiptarët që u përfshinë në ngjarjen që la pas 3 viktima, Andon Tefi dhe Armando Lamaj ishin miq të mirë dhe vetëm kohët e fundit kanë pasur mosmarrëveshje. Kështu bëri me dije për emisionin "Sot live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv, Edmond Guri, gazetar në Greqi, i cili e ka ndjekur ngjarjen që në detaje.

"Ata kanë qenë miq prej vitesh por kohët e fundit ka pasur disa mosmarrëveshje enigmë midis tyre. Ata kishin lënë takim për të diskutuar, për arsye ende të paqarta, debati devijoi",  u shpreh Edmond Guri.

Guri dha edhe të tjera detaje, ku tha se autori, përkatësisht Andon Tefi i cili qëlloi për vdekje Lamajn, ishte nën efektin e drogës në momentin e ngjarjes.  Gazetari shpjegon se si Tefi, pasi qëlloi Lamajn u largua e si përfundoi përpara policëve, të cilët e ekzekutuan në vend.

"Autori pas ngjarjes ka marrë peng një automjet, ka tentuar të grabisë një pikë benzinate. Më pas, ka dalë për të marrë një taksi, dhe i ka dalë përpara policia. Autori nga paniku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, duke lënë policë të plagosur. Policia po ashtu ka qëlluar në drejtim të autorit, duke e lënë të vdekur. Vetë ministri i Brendshëm ndodhej në komisariatin në Kato Patisia, Athinë, kur mbërritën policët e plagosur, të cilët u dërguan menjëherë në spital. Ministri urdhëroi që ngjarja të zbardhej menjëherë", u shpreh Guri.

E gjithë ngjarja zgjati rreth 45 minuta me një orë. Të implikuar në ngjarje ishin 6-7 persona. 4 janë ndaluar nga policia, e 3 të tjerë janë në kërkim. Guri u shpreh se policia greke bën fjalë për dy banda kriminale me shqiptarë. Për personat e tjerë, veç Tefit që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, nuk janë publikuar detaje.

Armando Lamaj, dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë. Mëngjesin e së shtunës ata janë takuar për t'u sqaruar, duke lënë takim në mbrëmje. Tefi duke menduar se do kishte rënë në pritë për t’u rrahur ose vrarë, hapi zjarr i pari duke qëlluar drejtuesin e motorit, Armando Lamaj. Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi të largohej, por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjecarja shqiptare, e cila i hipën sipër me makinë të riut shqiptar. Pasi largohet, Tefi pikaset nga policia, ku hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi, ku plagosen dy policët dhe vritet Andon Tefi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave