Gjatë pasqyrimit të problematikës së pazgjidhur në kryqëzimin e Kodër Kamzës, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka diskutuar edhe me një banor të zonës. I hipur mbi një motor, qytetari ishte i ndërgjegjshëm që hyrja në rrugë përbënte rrezik, por kur gazetari e pyet, ai thotë se nuk ka rrugë tjetër.
Gazetari: Pse po kalon rrugën, nuk lejohet të hysh
Qytetari: E di por s’kam çfarë bëj
Gazetari: Para katër ditësh ndodhi një aksident i rëndë, mund të kesh edhe ti fatin e viktimës që hyri me biçikletë
Qytetari: Mos e paçim kismet
Gazetari: Hajde se po të ndihmoj unë të hysh, po bëj edhe policin e trafikut me atë rast
Lajmi kryesor: