Gazetari zbulon gafën e gjyqtarit për vendimin mbi Fatmir Mediun: Nuk i është referuar Kodit të ri Penal që është ndryshuar në 2017

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për për rihapje të hetimeve për çështjen e shpërthimit të Gërdecit dhe ish-ministri Fatmir Mediu nuk do rihetohet. 

Ishte gjyqtari Erjon Çela, i cili mori vendimin pa praninë e palëve, ndërkohë që gazetari i Report Tv Arsen Rusta, në emisionin Repolitix ka zbuluar edhe një gabim material, megjithëse gjyqtari ka pasur kohën e nevojshme që të jetë korrekt në një vendim kaq të ndjeshëm.

Gjyqtari ka ngatërruar nenin 66 gërma B të Kodit Penal, me gërmën C, duke mos ju referuar kodit të ri penal i cili është ndryshuar në vitin 2017. Ky veprim i gjyqtarit nuk e bën vendimin e pavlefshëm, por ka kryer një gabim material.

'Ne kemi kapur një gabim që hedh shumë hije dyshimi mbi këtë vendim. Tek neni 66, gërma B me ndryshimet në Kodin penal në vitin 2017. Gjyqtari ka dashur që të vendosë gërmën C. Është bërë një gabim material, megjithëse kishte kohën e mjaftueshme për të mos kryer vendimet. Kanë kaluar 13 vite e disa muaj që nga tragjedia e Gërdecit. gjyqtari ka dashur të vendosë gërmën C në vend të gërmës B. Gjyqtari ka dashur që të vendosë gërmën C. Është bërë një gabim material, megjithëse kishte kohën e mjaftueshme për të mos kryer vendimet.'- tha gazetari Rusta.

NENI 66: PARASHKRIMI I NDJEKJES PENALE

'Neni 66 i kodit penal gërma B. Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar: njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër më të rëndë;'

'Në kushtet ku prokuroria nuk e ka ushtruar ndjekjen penale për një periudhë mbi 10 vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë bazuar nenin 66 gërma B, të Kodit Penal.'- shkruhet në vendimin e gjyqtarit, i cili duhet t'i referohet gërmës C.

Neni 66 i kodit penal gërma B

Vendimi i gjyqtarit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 28/07/2021 11:09

    Gjyghtari duget te largohet nga GHKKO dhe te ndiqet penalisht per abuzim me detyren ,bdryshe vetingu eshte pa efekt ne dhenien e drejtesise.Padrehtesia e Gerdecit vetem u konfirmua pas reformes ne drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë