Gazetari zbulon të vetmen provë që lidh Tahirin me Habiljat, rrëfen skemën e grupit kriminal në Vlorë: Si përdorën emrin e Gjiknurit

TIRANË - Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno ishte ditën e sotme në studion e Report Tv për të folur për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Qyno tha se kjo ka qenë një nga çështjet më të debatuara në opinionin publik, por shtoi se lidhur me këtë nuk ka prova por vetëm indicie.

Ai tha se e vetmja provë që e lidh Tahirin me Habilajt është kontrata e shitje së ish-ministrit teksa u shpreh se në dy vite hetim janë bërë vetëm letra por nuk janë gjetur prova.

"Është e rëndë t'i nxish jetën një ish-ministri të Brendshëm por edhe ish-drejtuesit të Vlorës për 2 vite me radhë, dhe të mos faktosh asnjë nga akuzat. Ka qenë një nga çështjet më të debatuara dhe të kontestuara në opinionin publik. Drejtësia dhe politika nuk është e qartë se çfarë ndodhi. Gjykata ka vetëm indicie, jo prova.

E vetmja provë që e lidh Tahirin me Habilajt është kontrata e shitjes së makinës së ish-ministrit. Një kontratë që ishte denoncuar para se procedimi penal të fillonte. Dhe një vizitë që Artan Habilaj i ka bërë Tahirit në Greqi, i ka marrë skafin dhe i ka çuar makinën.

Janë 5 prokurorë që janë marrë në dy vite që janë marrë për çfarë, për ta dënuar për shpërdorim detyre? T'ja kishin lënë më mirë Prokurorisë së Tiranës, sesa u mor nga Krimet e Rënda.  Në dy vite hetime janë bërë vetëm letra, nuk janë gjetur prova", deklaroi Qyno.

Qyno zbuloi se si një grup kriminal në Vlorës, teksa hetohej nga një zyrtar aty, ngriti një skemë komunikimi duke përmendur emrin e ish-ministrit të Infrastrukurës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri, që qendra e përgjimit të mendonte se ata ishin të rëndësishëm.

"Unë di rastin e një grupi kriminal që teksa prokuroria e Vlorës kishte nisur procedim penal, teksa hetohej një zyrtar aty, personat që ishin pjesë e hetimit, nisën të ngrenë një skemë komunikimi duke përmendur emrin e ish-ministrit Damian Gjiknuri. Por kjo s’do të thotë se Gjiknuri ishte i përfshirë në një vrasje në Vlorë. Por skema ishte e tillë. Që qendra e përgjimit të kuptonte që këta ishin të rëndësishëm”, tha Qyno.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari