Gazetarja amerikane kthehet pas 
15 vitesh në Kosovë, ja ç'rrëfen

Gazetarja amerikane kthehet pas <br />15 vitesh në Kosovë, ja ç'rrëfen
Carlotta Gall, raportuese në Pakistan dhe Afganistan, ndan historinë e saj personale për analizat e saja të fundit të lajmeve se si Kosova ka ndryshuar që nga koha kur vëri sytë kah ajo në vitin 1999.

Ka qenë e çuditshme dhe prekëse të kthehem në Kosovë për herë të parë pas 15 viteve. Kam jetuar dhe punuar në Kosovë për tri vite, nga viti 1999 deri në vitin 2001 koha më e trazuar në historinë e saj të fundit, kur Amerika e udhëhoqi NATO-n të hyjë në luftë kundër Serbisë për ta ndalur shtypjes e saj të dhunshme kundër popullit shqiptar të Kosovës.

 U zhvendosa nga Kosova në vitin 2001 për të raportuar në luftë në Afganistan, dhe tani jetoj dhe punoj në Afrikën Veriore. Kjo është jeta e një korrespodenti të huaj. Por, kurrë nuk mund ta leni prapa një vend.

I kam shikuar lajmet nga larg për dhunën dhe, kur Kosova më në fund e fitoi pavarësinë e saj në vitin 2008. Dhe, si çdo gazetar tjetër, kur takoja miqtë dhe kolegët të cilët kishin punuar atje, shkëmbeja me ta tregime dhe diskutonim ngjarjet e fundit.

Prandaj, e dija se, bashkë me shumicën e Europës, Kosova kishte treguar shenja të radikalizmit islamik. Kosovarët e rinj kishin filluar t’iu bashkoheshin Shtetit Islamik në Siri. Miqtë me kanë treguar se xhamitë dhe predikuesit radikalë ishin bërë të rëndësishëm, dhe vullnetarët fetarë po kërcënonin njerëzit.

Për një kohë të gjatë i kam përcjell lëvizjet e dhunshme islamike – nga Afganistani deri të Azia Qendrore Ish Sovjetike, Kaukazi dhe Afrika Veriore – por jam habitur kur kam dëgjuar se Kosova, e cila për një kohë të gjatë ka qenë nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, është infektuar, gjithashtu.
 
Redaktorët e mi me dhanë dritën e gjelbër që të bëj një udhëtim raportues. Ky projekt do të përshtatej me një seri të hetimit më të gjerë që ne po zhvillonim.
Fillova të mbledh kontakte. Dy miq që kishin punuar me mua gjatë luftës – fotografi britanik Andrew Testa dhe përkthyesja dhe hulumtuesja kosovare Laura Kajtazi – vizitonin Kosovën rregullisht dhe plotësonin shumicën e asaj që unë nuk dija për Kosovën./ Express

gazetarja
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon

'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon