LONDER - Një gazetare britanike, denoncon në blogun e saj se është sulmuar dhe abuzuar seksualisht në sheshin Tahrir të Kajros në Egjipt, të dielën kur mijëra egjiptianë ishin mbledhur për të festuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Natasha Smith, 21 vjeçe tregon se ajo është sulmuar nga “një grup kafshësh” - siç i quan ajo - të cilët e kishin zhveshur, dhe me forcë e kishin dhunuar seksualisht.
Vajza e re, e cila në gusht do të përfundonte masterin për gazetari ndërkombëtare në universitetin e Falmouth, në Britani, kishte shkuar në Egjipt për të përgatitur një dokumentar për të drejtat e grave.
“Ajo cfarë unë mund të shikoja, ishin fytyra që shikonin me epsh, ndërsa unë rrotullohesha si një mish në hedh në mes të kafshëve. Të lutem zot bëji të ndalojnë” - shkruan gazetarja në blogun e saj. Një grup tjetër, e ka ndihmuar të shkëputet nga dhunuesit dhe është dashur të vishte ferexhenë dhe të ecte dorë për dore, sikur të ishte gruaja e njërit nga ata që e ndihmuan, që të mund të shpëtonte nga ai tmerr.
Një grua egjiptiane, citohet t'i ketë thënë se njerëzit kishin menduar se ajo mund të kishte qenë një spiune e ardhur nga perëndimi. Natasha Smith nuk është gazetarja e vetme që është dhunuar në Egjipt.
Edhe dy gazetare të tjera, njëra e CBS News' Lara Logan, dhe gazetarja egjiptiane Mona Eltahawy, janë sulmuar në Egjipt vitin e kaluar, informon daily mail.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com