Gazetarja-Bushatit: Sheh deri aty
ku fillon dhe mbaron interesi i lekut

Gazetarja-Bushatit: Sheh deri aty<br />ku fillon dhe mbaron interesi i lekut
Shkrimi i fundit i Andi Bushati për Kosovën ka ngjallur reagime nga ana tjetër e kufirit. Arbana Xharra, kryeredaktorja e ‘’Zërit’’ në Kosovë përmes një reagimi e ka kritikuar qëndrimin e Bushatit dhe e ka akuzuar atë për provincializëm. “Nuk keni kohë as tani të na njihni sepse shihni deri aty ku fillon e mbaron interesi i lekut”, shkruan ndër të tjera Xharra për gazetarin nga Shqipëria.

Reagimi i plotë i Arbana Xharrës:
Andi Bushati, u mendova dy herë a ia vlen të merrem me shkrimin tënd primitiv, shpirtngushtë dhe idiotesk.Ti provon të shfaqesh mendjehapur karshi mendimeve ndryshe derisa vazhdon me fyerje të atyre qytetarëve, që thjesht e duan Kosovën.Na etiketon “izolatrik”… Por e kuptoj përse. Sepse pa fajin tënd ti je gjenerata e izoluar. Unë ty nuk të paragjykoj që je kaq i kufizuar…

Nuk të modernizon as leku që ke fituar pas çlirimit nga diktatura e as disa vizita të vonshme jashtë shtetit dhe aq më pak gardëroba firmato.Kur thua se ne nuk e shohim “atdheun më larg se dera e Presidencës, Ministrisë, medies apo biznesit”, po duket sikur po flisni për veten tuaj.Nuk keni pasur kohë të mësoni se kush jemi ne, sepse keni pasur prioritet të tjera, prapë pa fajin tuaj. Nuk keni kohë as tash të na njihni sepse shihni deri aty ku fillon e mbaron interesi i lekut.Prapë këto pasoja të rënda që keni, janë pa fajin tuaj! E sheh unë nuk të paragjykoj, sepse ka kohë që i kemi tejkaluar provincializmat!
 
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar