Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam krenare për ty (VIDEO)

Teksa këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zhvilloi një lidhje live me një emision në CBS Neës Chicago, situata mori një rrjedhë aspak të zakonshme.

Kjo ndodhi pasi një gazetare e atij programi televiziv, ishte shqiptare dhe e nisi bisedën me këngëtaren duke e përshëndetur në gjuhën tonë amëtare.

“Përshëndetje, motra ime shqiptare”, iu drejtua ajo Duas.

Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.

Dua Lipa: Përshëndetje.

Gazetarja: Si shkon.

Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.

Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS Neës në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa: Tingëllon bukur.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL

VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL