Gazetarja e njohur afgane rrëfim tronditës në Report Tv: Talebanët të etur për gjak, na shpëtoni familjarët atje! Çështje jetë a vdekje nëse mbeten në duart e tyre

Ne vendosëm ta quajmë Azita. Emrin e saj të vertetë nuk mund ta tregojmë. Gazetarja e famshme në Afganistan, ka frikë për pjesën tjetër të familjes e mbetur atje. Azita thotë se ata janë në rrezik nga talebanët të cilët duan gjak.

"Për veten time nuk dua asgjë. Gjithçka dua tani është shpëtimi i njerzve të mi. Ata rrezikojnë jetën në çdo minut që kalon. Ata duhen ndihmuar sepse humbën gjithcka".

Vetë Azita që kur talebanët përparuan në luftën e tyre në Afganistan, ka qëndruar fshehur kohët e fundit. Ajo mbante kontak me përfaqësuesit e evakuimit derisa dhe e njoftuan për fluturimin nga Kabuli në Abu Dhabi. Më pas në Shqipëri ku edhe është sistemuar në një nga dhomat e qytetit Studenit Azita kërkon ndihmë për afganët.

"Kombet e huaja nuk duhet t’i lenë në mëshirë të fatit pasi është çeshtje jetë  a vdekje nëse mbeten në duart e talebanëve. Gjithcka që ata bëjnë janë sulmet terroriste", shtoi ajo për Report Tv.

Gazetarja e cila i kërkoi Report Tv të mos i shfaqet pamja e plotë, ka lënë pas kolegë të saj të cilët u rrëmbyen nga talebanët. Ajo nuk di asgjë për fatin e tyre.

"Na njoftuan se një pjesë e stafit të mediave, gazetar dhe kameraman  janë rrëmbyer nga talebanët. Tani nuk mund të them se si ndihem, ne kemi humbur gjithçka kishim dhe nuk na ka mbetur më asgjë.  Kemi ende familjet atje që gjenden në situate të keqe".

Gruaja e cila ka qënë në kontakt të vazhueshëm me informacionin, nuk e besonte sa shpejt ndodhi gjithçka në vendin e saj. Që nga pushtimi i talebanëve që morën territor orë pas ore, deri tek mbyllja e jetës së çdo intelektuali.

"Jam shumë e trishtuar për situatën atje. Nuk e prisnim një gjë të tillë, pasi cdo gjë  u bllokua menjëherë, duke na përballur më një situate ndryshe, nuk mund të vazhdonim jetën normalisht, nuk mund të shkonim dot në punë. Ata pushtuan gjithçka  përpara se ne të leviznim nga Afganistani. Ju ndoshta keni dëgjuar për situatën atje që talebanët kanë marë kontrollin e qytetarëve, por realisht është një tmerr i vërtetë".

A keni ende kontakte me të afërm ose koleg në Afganistan?

"Po, jemi akoma në kontakt  here pas here Ata  na informojnë se cfarë realisht ndodh aty. Talebanët kanë marë situatën në kontroll dhe shumë njerëz janë vrarë nga sulmet e tyre, ndaj janë shumë të shqetësur. Është është shumë e trishueshme ajo cfarë po ndodh aty".

Me shpresën se fuqitë e mëdha do të shpëtojnë çdo afganas në rrezik, Azita akoma nuk ka mësuar për mbylljen e evakuimeve. Ajo bënë apel për ndihmë

"Tani nuk mund të them se në vendit tim janë të sigurt.  Kjo është ajo që dua të ngre si problem që duhet zgjidhur. Dua që njerëzit  të largohen nga Afganistani, të paktën SHBA ose dhe ndonjë vend  tjetër  duhet patjetër ti ndihmojë në këto momente. Duhet të tregohemi human".

Azita është në mesin e mijëra intelektualë afganë që akoma nuk dinë se çfarë do të ndodhë me ata. Tani për tani janë të sigurtë, por kanë dhimbje për çdo gjë që lanë pas; vendin e tyre, punën, jetën atje, dhe njerëzit nën regjimin e talebanëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anila: 31/08/2021 12:55

    Njerezit me dembela ne bote qe duan te hajne e pijne qyl me leket e fondacioneve duke pretenduar se po “punojne” per shoqerine civile. Aq shume punuan keta ne Afganistan per 20 vjet saqe u shkermoq brenda 24 oreve si nje keshtjelle rere.

    Përgjigju
  • ema: 31/08/2021 12:45

    Me beri pershtypje qe zonja nuk donte te dilte me fytyre, por lajmi ka shume te dhena qe e identifikojne ate si psh emrin qe perseritet disa here apo faktin qe eshte "e njohur". Ndoshta duhen marre ne konsiderate...

    Përgjigju
  • D.3: 31/08/2021 11:29

    Shko mi tê q! rracën. Gjith sorosianet keni ardh. Hale .

    Përgjigju
    • Arbëri: 31/08/2021 16:10

      Në Shqipëri e keni Skenderbeun e Spiropalkes që do shkon me kaloni e Soroshit dhe vuqiqit dhe do e shpëton Kabulin me rrethin, Trimi të qet dhe pritni sepse Shqipërin e ka rregulluar ky injorant!

  • Geri Pepa: 31/08/2021 11:03

    Komuniteti i komunistave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot