Gazetarja franceze e mahnitur nga Shqipëria: Një parajsë, për 5 vite do kthehet në destinacion kryesor

Gazetarja franceze e mahnitur nga Shqipëria: Një parajsë, për 5 vite do kthehet në destinacion kryesor

Një nga gazetaret më të njohura të turizmit në Francë, Saliha Hadj-Djilani ka bërë një vizitë katër ditore në Shqipëri. Vizita e saj përfshiu Tiranën si dhe rivierën jugore. Për turistët francezë, Shqipëria mbetet ende një vend i pasigurtë, ndërsa Saliha shprehet për Top Channel se sipas bindjes së saj, vendi ynë është një parajsë natyrore me çmime të lira, që në pesë vite e ardhshme do kthehet në destinacion kryesor:

"T’ju them të drejtën nuk kam dëgjuar fjalë të mira për vendin tuaj para se të vija. Më thonin që nuk ishte një vend i sigurtë, por unë u bëra kurioze dhe vendosa të vij. Kur erdha isha e surprizuar, sepse po ndihesha shumë e sigurtë, si grua e vetme që isha. Keni një pikë të fortë në turizëm që nuk keni mbipopullim turistësh, nga e cila vuajnë vende si Italia ose Spanja. Prandaj, jami e sigurtë që do jetë destinacioni kryesor për shumë njerëz në pesë vitet e ardhshme", tha gazetarja franceze.

Tirana më pëlqeu shumë me arkitekturën e saj mikse, sheshet e mëdha dhe sidomos muzetë Shtëpia e Gjetheve dhe BunkArt, që e tregonin më qartë historinë e komunizmit. Ishte një qytet që nuk të mbyste siç është Nju Jorku.

Më pas vizitova pjesën e rivierës së jugut. Më pëlqeu shumë deti i bukur dhe i pastër. Gjithashtu atmosfera festive nëpër klube dhe natyra e njerëzve, që ishte e gëzuar, dukej fiks si në Saint Tropez. Në Shqipëri mendoj se çmimet dhe ushqimet janë shumë të mira, por edhe akomodomi. Çmime shumë të përballueshme për një francez.

Jeni në të njëjtën ligë te standardet e turizmit me vendet e rajonit si Greqia dhe Kroacia, por ndoshta duhen të rregulloni akomodomin. Duhet të ndërtoni më shumë hotele. Për turistët francezë do ishte parajsë të vinin në Shqipëri ku nuk ka kufizime të rrepta. Sipas gazetares franceze vendi ynë duhet të përmirësojë imazhin e saj nëpër botë.

"Nuk do jetë e lehtë t’i bind francezët të vijnë në Shqipëri, sepse nuk e njohin, por unë do ti them që shikoni, isha atje dhe mbijetova. Unë mendoj që vendi juaj duhet të përmirësojë më shumë imazhin. Do të sugjeroja që të keni borde turizmi në vende europiane dhe botërore. Kroacia po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim dhe as ju nuk duhet të mbeteni mbrapa” tha ajo.

Gazetarja e mirënjohur do të flasë për udhëtimin e saj në Shqipëri në një nga emisionet më të mëdha radiofonike në Francë RMC, që ka audiencë rreth 1 milion njerëz. Gjithashtu ajo ka ftuar në podcastin e saj kryeministrin Rama dhe kryetarin Veliaj, në një bisedë të gjatë për të ardhmen e  turizmit shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liri: 12/08/2021 19:47

    Francezet jane turiste jo te lehte prandaj kushtet e sherbimi duhet te jene shume te mira qe mos bejne komente te keqija per turizmn shqiptar! Duhet nisur nga plehrat qe kete vit kishin marre plazhet per kot apo ndotja pafund e ujit nga varkat a kudihet se nga kush! Ushqimi duhet te gatihet me mire dhe mos kete abuzim cmimesh. Kete vit turizmi me cmimet e cmendura dhe cilesine vende-vende ka nxjerre leket e munguara per 2 vjet,ndryshe nga vitet e tjera kur ne nje sezon nxirreshin parate e 1viti.Ama mos gezohen nga sllavet qe nuk munden te shkojne ne Greqi,se ata nuk jane turiste aq te kollajshem sa shqiptaret....Prandaj biznesmene te turizmit ketu mesoni e viji gishtin kokes. Mendoni edhe per te ardhmen jo vetem per sivjet...

    Përgjigju
  • Andi: 12/08/2021 19:14

    Po kjo gazetarja kur paska bo ket shkrimin ka qene tape apo ça?? Shqiperia parajse turistike?? Qr, ne jemi nja 50 vjet larg nga turizmi rajonal dhe nja 100 nga ai mesdhetar. Pastertia zerro, infrastruktura per te ardh keq, sherbimet zerro. Skemi sinjalistike, skemi sherbime komunale pastrimi apo mirembajtje, skemi kokrren e parkingut, skemi sigurine territoriale, dhe ate pak investim e kemi rrotull hoteleve nga vete privati. Dhe na vjen kjo tipja edhe na krahason me kroacine apo greqine!! Le ta boj icike krahasimin me kroacine dhe shqiperine kjo ne ca gjojna me minimale dhe do i vij turp nga vetja qe ka bo ate shkrim

    Përgjigju
    • Lui: 12/08/2021 20:13

      Hahahah.. O Ando, fiks ato qe the jane te verteta. Por ke harruar dhe dicka. Te gjitha ato qe the jane alla shqiptarce, por cmimet jane si te grekut apo kroatit. Shko ne Rradhime, e poshte ne jug fillojne cmimet nga 40€ e duke shkuar poshte nga Dhermiu, shkon deri ne 200€ nata. Por sherbimi eshte skandal komplet. Shko jo me larg se ne Korfuz, apo Parga, cmim nga 50-60€ nata ku ke te perfshira dhe cadren. Ketu te ne në Dhermi e para ke nje tabele ku ndalohe te kesh ndonje cante se mos ke pije brenda. Pastaj merr cadren nja 20 mije e mos me shume. DHe kur shkon per te pire, ke nje kafe minimalisht 1500 leke. Ne Parga, shkon ne cader Dhe nese merr nje pije nga lokali, cadren e ke falas. Ja ky eshte turizmi yne qe ky shembull banal flet sa nje mije fjale.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë