Gazetarja i flet anglisht, Alioski:
Di shqip! “Çmendet” Pandev 

Gazetarja i flet anglisht, Alioski:<br />Di shqip! “Çmendet” Pandev 
Pas ndeshjes, futbollisti i kombëtares maqedonase Alioski u prononcua, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte se gazetarja e Supersport i bëri pyetjen në gjuhën angleze, por ai iu drejtua;  “Më fol shqip”.
 
Ndërsa më pas deklaroi se “Kjo ishte një sfidë derbi për mua. Në fakt ishte emocion për mua për faktin se kam edhe shokë të cilët kam luajtur më parë, si Sadiku.
 
Sot kishim shumë shanse për shënim, edhe unë kisha disa mundësi të mira për të realizuar. Mendoj se duke parë ato shanse që kishim, ne sot e meritonim të fitonim.
 
Në fakt e prisja më të fortë Shqipërinë. Sot i mungoi pak qetësia. Di vetëm se Shqipëria ka mundësia të bëhet më e fortë
” deklaroi ai.
 
Ndërsa Goran Pandev u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, pasi sipas tij Maqedonia e meritonte fitoren. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara