Gazetarja një vit me çorape e xhinse
të grisura, arrin të kursejë 23 mijë $
Një gazetare ka vendosur të mos bëjë asnjë shpenzim të tepër veç rasteve kur ishte e domosdoshme dhe për një vit ka arritur të kursejë 23 mijë dollarë.
Një gazetare britanike ka vendosur të mos bëjë asnjë shpenzim të tepërt veç rasteve kur ishte e domosdoshme dhe për një vit ka arritur të kursejë 23 mijë dollarë.
Kjo është historia e Michelle McGagh, gazetare e ekonomisë e cila e ka lançuar eksperimentin e saj në një blog dhe më pas i ka dedikuar edhe një libër.
“Viti pa shpenzime, si harxhova më pak dhe jetova më shumë”, quhet libri në të cilin shpjegohet se si mund të jetohet pa vështirësi duke shpenzuar minimalisht, shkruan Huffington Post.
“Vura re që shpenzoja shumë para për gjëra që realisht nuk i kisha të domosdoshme, si rroba të mira, kafe të njëpasnjëshme apo te dalura në darkë. Shtuar këtyre edhe një mori shpenzimesh të tjera. Isha përfshirë në një vorbull shpenzimesh pafund përmes të cilave mendoja se mund të gjeja lumturinë. U lodha duke nxjerrë vazhdimisht para nga xhepi, ndaj vendosa t’i jap jetës një tjetër kuptim, të heq dorë nga shpenzimet e tepërta dhe të blej vetëm gjërat për të cilat kam vërtet nevojë”, shkruan Michele në librin e saj.
Një vendim i tillë edhe pse në dukje i lehtë kërkon sakrifica të mëdha. Në listën e gjërave që nuk do mund të bënte përfshiheshin biletat për filma, darkat jashtë, palestra, parfumet e reja, parukierja, transporti publik, etj.
“Fillova të shkoj kudo me biçikletë, të bëj piknik në park, të shikoj shfaqje të lira, ushqehesha në shtëpi, shmanga çokollatat, si dhe gjimnastikën e bëja në kushte shtëpie”, shkruan gazetarja.
Natyrisht që i kanë munguar shumë gjëra si autobusi në ditë me shi apo një darkë jashtë, megjithatë ka arritur të kursejë 23 mijë dollarë.
Siç duket edhe nga fotografitë e postuara nga vetë gazetarja ajo ka jetuar përgjatë kësaj kohe me xhinse dhe çorape të grisuara duke i konsumuar rrobat deri në pikën e fundit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
52%
-
Të gabuar
43.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 12496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar
27 Shtator, 22:26
-
Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)
27 Shtator, 22:17
-
Djali ka humbur kujtesën/ Momenti prekës kur nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh: Të njoha menjëherë
27 Shtator, 22:09
-
Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!
27 Shtator, 22:05
-
Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
27 Shtator, 22:05
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur
27 Shtator, 22:02
-
Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush
27 Shtator, 21:58
-
Rama në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje
27 Shtator, 21:54
-
Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve
27 Shtator, 21:31
-
Frrok Çupi: Burgu i deputetit Salianji u kthye në biznes
27 Shtator, 21:28
-
Emri i drejtorit të ri të Policisë/ Softa: Kandidatët janë persona me profil të lartë! Uroj që të ndryshojë mentaliteti i menaxhimit
27 Shtator, 21:19
-
Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv
27 Shtator, 21:13