Gazetarja që “tradhtoi”
televizionin për Kroçeren

Gazetarja që “tradhtoi”<br />televizionin për Kroçeren
Është vetëm 23 vjeç, por Delinda Muçollari ka zgjedhur të bëjë një jëtë ndryshe nga bashkëmoshataret e saj. Ajo ka vendosur të punojë në një Kroçere,një anije turistike tepër luksoze, larg familjes së saj.

Të gjithë, kur dikush na thotë që punon në një Krocere gjëja e parë që na vjen ndërmend është se përveç punës është i përfshirë dhe argëtimi.
 
Të udhëtosh në vendet më të bukura të botës, të takosh njerëz nga më të ndryshëm si dhe të punosh në mjedise të tilla luksoze është ëndrra e çdokujt. Por Delinda tregon se nuk është dhe kaq e thjeshtë siç të tjerët e mendojnë. 23-vjeçarja punon prej një viti e gjysmë në Kroiceren “Divina”, si shitëse në një nga dyqanet që përfshihet në këtë Kroçere me 5 yje.

Edhe pse e përshkruan veten si një njeri që nuk dëshiron të jetojë nën diktatin e dikujt tjetër, në këtë rast ajo ka dal paksa nga karakteri i saj, sepse në këtë punë hierarkia është shumë e fortë. Jetesa në një Krocere i ka shërbyer shumë qoftë nga ana profesione, sociale por edhe ekonomike, pasi siç shprehet 23-vjeçarja fiton mjaft mirë.

Gjithashtu falë kësaj punë ajo është një njohëse e mirë e 5 gjuhëve të botës, Anglishten të cilën e zotëron mjaft mirë, Gjermanisht, Italisht, Frengjisht si dhe po praktikon edhe Portugalishten pasi shumë klientë në Kroçere janë nga Brazili, Portugalia.

Të punuarit në këtë punë, si shitëse në një Kroçere për të ka ngjashmëri me atë që ajo ka studiuar për 5 vitesh rresht, gazetarinë. Por përballja me terrenin, duke qenë se vajza nga Korça ka pasur disa eksperienca në disa media të ndryshme, ishte shumë zhgënjyese.

Ajo dëshironte të bënte reportazhe, të udhëtonte shumë dhe t’i tregonte botës vendet që ajo kishte udhëtuar në këndvështrimin e saj, dhe këtë gjë e “gjeti në det dhe jo në tokë”. 

Teksa e pyesim për famlijen, duke buzëqeshur na tregon me theksin e saj prej Kroçe, i cili ishte shumë i dukshëm, se ata nuk kanë qenë shumë dakord për zgjedhjen që kishte bërë. Por duke e njohur vendosmërinë që ka vajza e tyre, e kanë miratuar vendimin, madje sot ajo është një ndihmë e madhe në ekonominë e kësaj familjeje.

Pavarësisht paragjykimeve që mund të jenë krijuar për punën në një Kroçere apo stjuardeze, Delinda vazhdon të ruajë të njëjtat vlera me atë të para një viti. Një vajzë e dashur, e qeshur, shumë e sjellshme.

Këto vlera nuk rreshti së treguari gjatë gjithë intervistës sonë, e cila u zhvillua në “verandën” e Kroçeres,  në të ftohtë e ku era dhe internet i dobët e bënte paksa të vështirë komunikimin por pavarësisht kësaj Delinda nuk u shqetësua aspak dhe më mirësjellje e vazhdonte bisedën aty ku ishte ndërprerë.  

[gallery]20336[/gallery]
Të punuarit në një Kroçere nuk është një punë e zakonshme apo që mund të gjendet shumë lehtë, ti si arrite të punësoheshe?
Kam kontaktuar me kompaninë ku unë aktualisht punoj. Nuk është shumë e thjeshtë. Në fillim më është dashur të shpenzoja shumë para sepse kam shkuar deri në Maqedoni për trajnime. Para se të isha kjo që jam sot, në stadin e një eksperteje pasi kam 1 vit e gjysmë, kam bërë shumë trajnime dhe pothuajse kam shpenzuar rreth 2000 euro para se të nisja punën.

Çfarë punon konkretisht?
Unë jam shitëse në një nga dyqanet që janë të përfshira në Kroçere. Në dyqanin ku unë punoj, shiten ora dhe bizhuteri. Mund të them se jam kthyer në një eksperte orash. Mund të them se i njoh të gjitha markat e tyre dhe si funksionojnë. Xhiroja që bëhet këtu është reativisht shumë e madhe.

Të punuarit në një Kroçere do të thotë që të duhet të jesh larg familjes tënde, shoqërisë, je gjatë gjithë kohës në lëvizje. A i justifikon paga këto mungesa?
Paga është shumë e mirë. Jam e kënaqur. Sigurisht ka edhe më mirë. Por më mjafton për t’u kujdesur për veten dhe familjen time.

Familja ka qenë dakord që ti të punoje në Kroçere, apo në fillim ka bërë rezistëncë dhe nuk e kanë miratuar vendimin tënd?
Sigurisht që jo. Në fillim nuk kanë qenë dakord pasi nuk e dinin si funksiononte dhe ta pranonish ishte paksa e vështirë. Unë kam bërë çdo hap duke rrezikuar. Edhe pse u thoja shpesh që unë nuk kam frikë, me të vërtetë kisha pasi ishte diçka e panjohur edhe për mua, jo vetëm familjen time. Por unë isha 99% e vendosur dhe ata kur e shikojnë vendosmërinë time për një vendim e dinë që do ia dal mbanë dhe më lejonë. Mami ishte ajo që kishte më tepër frikë.

Ti ke mbarur shkollën për gazetari, pse e le atë? Çfarë të ofronte më shumë puna në Kroçere që s’ta ofronte gazetaria?
Nuk e lashë unë gazetarinë por ajo mua.(Qesh) Unë kam punuar disa muaj në terren si gazetare. Kam pasur disa eksperienca në disa media të ndryshme. Çdo ditë që bëja praktikë në gazetari bindesha që gazetaria nuk është për mua. Unë dua reportazhet, të udhëtoja, t’u tregoja njerëve vëndet që unë kisha vizituar sipas këndvështrimin tim. Dhe në media nuk e gjeta. Prandaj zgjodha të bëja masterin më Marketing mediash, që të kisha mundësi më të madhe punësimi.

Ti je gjatë gjithë kohës në lëvizje, në vënde të ndryshme dhe ndoshta është paksa e vështirë të mbash kontkte të forta me familjen por edhe me shoqërinë. Si ia del të ruash të njëjtat marrëdhënie që ke pasur “në tokë”?
Unë mendoj që kur largohesh, harrohesh dhe kështu ka ndodhur. Me shoqërinë që kam pasur mbaj kontakte maksimuni me 10 miq duke folur në internet. Edhe kur jam kthyer në Shqipëri, gjatë pushimeve verore i kam mbledhur shoqërinë dhe kemi dalë së bashku. Ndërsa me familjat kam kontakte normalisht më të shpeshta, munnd të flas 5 minuta dhe më pas largohem për shkak të punës.

E ke vendosur që do të vazhdosh të bësh këtë punë për një periudhë shumë të gjatë, apo ndoshta një të ardhme të afërme do të shkëputesh?
Nuk mendoj që do ta vazhdoj dhe shumë gjatë. Kam bërë 1 vit e gjysmë këtë punë mund ta vazhdojë dhe për 1 ose 1 vit e gjysmë tjetër dhe do shkëputem, për të bërë një punë tjetër.

Si nis dhe përfundon një ditë e jotja?
Ditët këtu janë të ndryshme. Dyqani ku unë punoj funksionon në mënyrë të tillë që qëndron i hapur vetëm kur është në lëvizje, ndërsa kur ankorohemi në port ai mbyllet. Psh mbërrijmë në një port në orën 8:00, dhe nisja tjetër është në orën 18:00. Gjatë kësaj periudhe unë jam e lirë të bëj ç’të dua. Dal të bëj shopping, plazh e shumë gjëra. Ndërsa ka ditë që jemi gjatë gjithë kohës në lundrim dhe unë jam gjatë gjithë kohës në punë, në shërbim të klientëvë gjatë gjithë mesnatës.

Cila është pjesa më e vështirë e punës?
Momenti më i vështirë është kur deti ka dallgë, të zë deti dhe ke një dhimbje koke që është paksa e vështirë të punosh në këtë gjendje. Një vështërsi tjetër është gjumi. Ne vajzat që punojmë këtu kemi dhomat tona. Problemi qëndron në fakti që ato nuk kanë dritare dhe zgjimi mes errësirës, edhe pse jashtë mund të jetë ditë është shumë i vështirë. Unë për momentin bashkëjetoj në një dhomë me një maqedonase. Kam jetuar në një dhomë edhe me vajza serbe. Menaxheri madje ka shumë dëshirë që vajzat serbe t’i vendosë në një dhomë me shqiptare, për të shuar konfliket e mbetura nga e kaluara. Madje mund të them që ka qënë një eksperiencë shumë e mirë. Ia përmendim nacionalitetet njëra tjetrës vetëm kur bënim shaka, asnjë herë tjetër. E vështirë është paska edhe të jetuar nën vëzhgimin e kamerave gjatë gjithë kohësh por që mësohësh pastaj me kalimin e kohës.  

A ka pasur incidente me vajzat që punojnë aty duke qenë se jeni nga shtete të ndryshme?
Incidente të vogla që nuk ia vlen të përmenden, ashtu sikurse ndodh në çdo punë. Sot mund të kenë debate, nesër është harruar gjithçka.

Si funksionon puna në një Kroçere përsa i përket hierarkisë?
Hierarkia këtu është shumë e fuqishme. Është kapiteni, hotel menaxher dhe më pas zv. Hotel menaxher. Secili prej tyre ka uniformën përkatëse ashtu sikurse edhe unë. Unë si shitëse kam shumë shefa mbi kokë, por që pavarësisht se nuk më pëlqente shumë ky fakt i një hierarkie shumë të fuqishme, i kam respektuar gjithmonë.
 
Është krijuar një formë paragjykimi për vajzat që punojnë si stjuardeze po edhe në Kroçere? Ti je përballur me këtë formë paragjykimi?
Jo, nuk e dija për këtë paragjykim. Unë jam e njëjta siç kam qenë edhe jashtë. Është e vërtetë që ka disa vajza që ndryshojnë kur nisin punën këtu. Por me mua nuk ka ndodhur.

Ti je gjatë gjithë kohës në kontakte me njerëz, e aq më tepër me njerëz të pasur. Si janë marrëdhëniet e tua me këta klientët e pasur, që të them të drejtën njihen paksa për teka?
Duke qenë se kam vite kam arritur t’i njoh kilentët në bazë të nacionaliteve. Italianët janë paksa sensitiv dhe duan “përkëdhelje”, izraelitët duan shumë ulje, kërkojnë ulje gjatë gjithë kohës, brazilianët tjesht një shaka me ta dhe të blejnë të gjithë dyqanin, ndërsa amerikanët janë paksa të vështirë pasi ankohen shumë. Në rast se nuk u pëlqen diçka ankohen tek menaxheri. Sa më shumë t’i njoh njërëzit nga shtetet e tjera, them që ne shqiptarët jemi shumë më të mirë.

A keni pasur klientë shqiptarë?
Po, jo shumë po kam pasur.

Si janë ata, si janë sjellur me ju?
Janë shumë të afrueshëm. Madje kur u tregoj që jam shqiptare do të dalim kushërinj të largët gjithmon. (Qesh). Më së tepërmi janë shqiptarë që jetojnë jashtë. Ka pasur raste që më kanë ftuar edhe në shtëpinë e tyre. Do ju tregoj një rast. Kur dëgjova dikë në Kroçere që tha “mirdita” kam fluturuar nga gëzimi, se pse isha mësuar që dëgjoja vetëm gjuhë të huaja.

A ka vajza të tjera nga Shqipëria që punojnë aty?
Jo, këtu jam vetëm unë. Nuk ka vajza të tjera, por te Kroçeret e tjera ka sigurisht, mund të jetë 10-12 vajza shqiptare.

Çfarë keni përfituar ju nga kjo ekperiëncë?
Jam rritur shumë profesionalisht, kam mësuar shumë gjëra të reja që ndoshta nuk do t’i mësoja në një punë tjetër, kam njohur shumë njerëz por gjithashtu jam rritur dhe ekonomikisht.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!