Gazetarja qëllohet në intervistën
Live me plumb gome nga policia

Gazetarja qëllohet në intervistën<br />Live me plumb gome nga policia
Po intervistonte një protestues në Dakotën Veriore kur një plumb gome e ka qëlluar dhe e ka hedhur në tokë.

Ky episod ndaj gazetares Erin Schrod shfaqet në një video as 30 sekonda ku ajo qëllohet me plumb gome në shpinë.  Erin u rrëzua me dhimbje të mëdha në shpinë.

Video po transmetohej direkt në rrjetin social, Facebook.

Pas incidentit, Erin në Facebook ka shkruar: “U godita. Policia e armatosur shtiu në mua”!

Ajo raportonte nga protesta kundër një tubacioni nafte që planifikohet të kalojë në rezervuarin e indianëve vendas.

Nga ana e saj, policia nuk e ka komentuar rastin pasi nuk ka marrë asnjë denoncim mbi këtë rast, që sot përmes rrjeteve sociale e sheh gjithë bota.


  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!