TIRANË - Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Gent Gazheli është thirrur në ambasadën amerikane për të zhvilluar një takim pune me ambasadorin e SHBA në Shqipëri Donald Lu.
Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi i institucionit që Gazheli drejton me autoritetet amerikane në funksion të parandalimit të Pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Gjatë bashkëbisedimit mes Gazhelit dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, ky i fundit ka shprehur vlerësim për punën e bërë deri më tani nga ana e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Lu shprehu po ashtu mbështetjen e mëtejshme për rritjen e kapaciteteve të këtij institucioni si Njësia e Inteligjencës Financiare në Republikën e Shqipërisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com