Gazheli-Minenna: Të rrisim bashkëpunimin për lehtësimin e tregtisë dhe luftën ndaj trafiqeve
Takimi i zhvilluar online
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, zhvilloi një takim online me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve të Italisë, Marcello Minenna.
Të dy drejtuesit vlerësuan vazhdimësinë e forcimit të marrëdhënieve të ngushta me interes të përbashkët në fushën e asistencës së ndërsjelltë, sidomos në shkëmbimin e informacionit në kohë reale, si një proces shumë i rëndësishëm në në luftën kundër trafiqeve të paligjshme.
Gjatë këtij takimi u trajtuan pozitivisht rezultatet e deritanishme e projektit SEED, si dhe platforma e re për ndarjen e të dhënave dhe dokumenteve të parashikuara në Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), në lidhje me lehtësimin e tregtisë, midis administratave të vendeve përfituese, si Shqipëri, Bosnjë-Hecergovinë, Kosovë, Mali i Zi dhe Serbi.
Dy administratat doganore janë tashmë pjesë e projektit “INTERREG”,(pjesë e AXIS 4), i cili synon zhvillimin e aksesit ndërkufitar, reduktimin me 50 % të kohës së qëndrimit të mallrave në portet respektive.
U shqyrtuan perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të programit TAIEX, në fushën e inteligjencës, laboratorët dhe në fushën e shkëmbimit të informacionit.
Ky takim i drejtorëve të përgjithshëm u organizua në kuadër të raporteve shumë të mira që karakterizojnë marrëdhëniet midis Administratave Doganore të dy vendeve.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazheli në Romë, rinis bashkëpunimi doganor Itali – Shqipëri
25 Janar, 14:08
-
Fluksi në rritje në pikat kufitare për festat e fundvitit, Gazheli takim me kryetarët e Degëve Doganore, kërkon angazhim të shtuar
23 Dhjetor 2023, 10:25
-
FMN me Doganat: Përputhshmërinë me kërkesat e sistemeve të BE-së në rrugën e duhur
14 Shtator 2023, 13:03
-
Në hetim për trafik droge e korrupsion, arrestohet ish-drejtori i Agjencisë doganore në Itali
22 Qershor 2023, 14:07
-
Biznesi vlerëson lehtësimin e procedurave doganore dhe shkurtimin e kohës
14 Shkurt 2023, 14:23
-
Shkëmbimi elektronik i të dhënave për transportin detar, Shqipëri-Itali-Mali i Zi memorandum mirëkuptimi, së shpejti pjesë e nismave të CEFTA ‘Korsitë blu’ dhe ‘Korsitë e gjelbra’
9 Shtator 2022, 15:31
-
PD e Berishës e akuzoi për vjedhje, Drejtori i Doganave: Janë marrë me qira nga një biznes që ka bërë evazion fiskal
28 Korrik 2022, 17:43
-
Akuzat/ ‘Doganat’ publikojnë dokumentet: Ja dëshmitë e penalitetit të shtetit grek, vërtetojnë se 4 punonjësit janë të pastër
26 Korrik 2022, 17:26
-
Akuza e 'Doganave': Botuesi na vendos gjoba! Reagon News24! Në debat përfshihet dhe kryeministri! Replika e 'Doganave': Spekulime! Gazheli: Ja e verteta
22 Korrik 2022, 19:09
-
Aksioni për mallrat kontrabandë, Yuri Kim takon drejtorin e Doganave: Forcimi i kontrolleve do të rrisë të ardhurat për Shqipërinë
24 Nëntor 2021, 18:55
-
Doganat e Ballkanit bashkë për të rritur tregtinë e lirë, Gazheli: Kemi shtuar kontrollet në kufi për shmangur trafikimin e lëndëve narkotike
29 Qershor 2021, 19:19
-
Bashkëpunimi doganor Shqipëri-Itali, lehtësohen procedurat për bizneset italiane në vendin tonë! Genti Gazheli: Do rrisin shkëmbimet tregtare
1 Qershor 2021, 19:55