Nga 1 janari, certifikatat e origjinës nga Doganat në mënyrë elektronike! Shtohen edhe 4 aplikacione të reja online
Moment nga takimi, në Forumin Dogana-Biznes
Tiranë- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, së bashku me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizuan sot (9 Tetor) forumin “Dogana - Biznes me fokus lehtësimin e procedurave doganore dhe informatizimin e mëtejshëm të shërbimeve doganore”.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim me bizneset e kryeqytetit, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, deklaroi se nga 1 Janari i vitit të ardhshëm, do të hyjnë në fuqi rregullat e rishikuara të origjinës që do të lehtësojnë tregtinë nëpërmjet certifikatës elektronike të origjinës, duke ulur ndjeshëm kohën, por dhe kostot për bizneset.
“Shqipëria i ka ratifikuar rregullat e rishikuara të origjinës që do të hyjnë në fuqi më 1 Janar 2025, kur rregullat e origjinës së Konventës ekzistuese si edhe Rregullat Tranzitore të origjinës preferenciale që po zbatohen si rregulla alternative do të pushojnë së zbatuari,” u shpreh Gazheli.
Kurse kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, deklaroi ndër të tjera se, marrëdhëniet e Administratës Doganore me biznesin aktualisht janë mjaft pozitive.
“Këto 3 vitet e fundit, që nga takimi që kemi zhvilluar në DHTI-Tiranë, Dogana Shqiptare është e angazhuar dhe ka ndryshuar qasjen ndaj biznesit. Administrata Doganore po i shërben gjithnjë e më shumë biznesit, duke ofruar procedura doganore transparente dhe të parashikueshme, ku përveç realizimit të të ardhurave synon për të mbajtur një balancë mes lehtësimit të procedurave dhe kontrolleve doganore”, nënvizoi Jaka.
Forumi Biznes-Dogana u vlerësua si një mundësi e mirë për të diskutuar mbi përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe raportet me shërbimet doganore drejt standarteve të BE-së.
Së fundmi Administrata Doganore ka shtuar edhe 4 aplikacione të reja online, që biznesi mund t’i aksesojë në kohë reale nëpërmjet E-Albania, të cilat janë: Statusi i deklarimit të tranzitit të mallrave, Statusi i deklarimit doganor të mallrave, Statusi i Pagesave në doganë dhe Gjendja e llogarisë parapaguese në doganë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.2%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të ardhurat rriten ndjeshëm, 100 mln € më shumë se janar 2024! Por shpenzimet sërish me 'kursim'
3 Mars, 17:00
-
Panairi në Tiranë, mbi 5000 vende pune! Të rinjtë të ndarë mes Shqipërisë dhe jashtë, Dhoma e Tregtisë: Ka punë të mirëpaguar
27 Shkurt, 16:44
-
Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1
7 Janar, 09:10
-
Qafë-Thanë/ Bie përkohësisht sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve (VIDEO)
4 Janar, 16:06
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:54
-
Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës
10 Dhjetor 2024, 14:25
-
128-vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë/ Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve
6 Dhjetor 2024, 19:38
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
-
‘Harrohet’ Beleri, në Tiranë mblidhen biznesmenë shqiptarë e grekë! Ambasadorja greke: Vendi i shqiptarëve në BE, sipërmarrja helene të investojë këtu
31 Tetor 2024, 16:51
-
Biznes me borxhe! BSH: Mbi 37% e ndërmarrjeve me kredi për të paguar punonjësit
26 Shtator 2024, 17:36