Gazi në Kuvend, Thaçi: Primitiv
Limaj: Nisja e seancës provokim

Gazi në Kuvend, Thaçi: Primitiv<br />Limaj: Nisja e seancës provokim
Bllokimin e seancës me gaz lotsjellës e ka komentuar Hashim Thaçi. Ai i ka quajtur sjelljet e tyre si primitive  dhe se tregojnë një fytyrë të vërtet të eprorëve opozitarë. Ai thotë se ka besuar se pas protestës paqësore, opozita do t’i kthehet normaliteti në Kuvend.

"Besoj që është një vazhdimësi e sjelljeve primitive të shëmtuara për demokracinë e Kosovës, një fytyrë e vërtet e këtij reagimi e eprorëve opozitarë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin ekonomik, mirëqenie sociale. Asnjë fuqi s’do ta ndalë punën tonë.Kjo gjendje do të tejkalohet pavarësisht reagimeve. Edhe pse ka reagime të tilla, dhe ne menduam që pas protestës paqësorë do t’i kthen normalitetit të Kuvend, por për fat të keq mashtruan opinion publik dhe faktorët ndërkombëtarë.

Këto veprime janë distancuese me qytetarët, demokracinë, ligjin.Kjo seancë ndërlidhet me aprovimin e shumë pikave, që kanë të bëjnë me liberalizmin e vizave.Ne i ftojmë të gjithë për një zgjidhje etike morale. I pyetur nëse do të vazhdojnë në sallën alternative, Thaçi ka thënë se për këtë vendos Kryesia"
, ka thënë Thaci.

Limaj: Pushteti po përdorë të gjitha masat për ta vazhduar krizën politike
Ndërkohë që kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj pas ndërprerjes së seancës parlamentare në Kuvend, ka thënë për gazetarët se opozita vazhdimisht ka paralajmëruar që të mos thirret seancë parlamentare. “Vendi është në krizë, por mbajtja e seancës është provokim i situatës”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq tha ai pushtetarët nuk janë të interesuar ta zgjidhin krizën, por vetëm ta thellojnë.

“Zgjidhja që vendi të dalë nga kriza është që të plotësohen kërkesat e qytetarëve, e cila kërkesë, është mjaft demokratike”, thotë Limaj.

“Pushteti po përdorë të gjitha masat represive për ta vazhduar thellimin e krizës së vendit”, thotë ai për gazetarët

Kurti: Jemi të vendosur, protesta deri në largimin e qeverisë

Kurti është shprehur se opozita është e vendosur  të protestojë deri në largimin e qeverisë dhe me të njëjtën mënyrë. 


"Zajednica’ ka vdekur, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Kam edhe diçka policia të lirojë personin që qëlloi me vezë kundër meje"- ka thënë Kurti

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin