TIRANE - Të drejtën për të transmetuar gazin natyror mund ta ketë më shumë se një operator. Dje, komisioni i Kuvendit për Veprimtaritë Prodhuese ka kaluar një projektligj, i cili ndryshonte ligjin e mëparshëm për sektorin e gazit, që parashikonte operimin në këtë fushë vetëm nga një operator. Ky subjekt, konkretisht, do të ishte Albpetroli, që e fitoi këtë të drejtë pak kohë para se të paraqitej në tenderin e shitjes së 100 për qind të aksioneve të tij, duke ia rritur kështu ndjeshëm vlerën reale kompanisë së fundit shtetërore të naftës në privatizim.
Por, që më datë 2 gusht të vitit të kaluar, ka qenë Enti Rregullator i Energjisë, i cili ka shprehur shkresërisht shqetësimin ndaj kryeministrit dhe kreut të METE-s "në lidhje me dhënien mbi baza ekskluzive të licensës për aktivitetin e transmetimit të gazit natyror për shoqërinë Albpetrol". Kjo kërkesë, në hapat e para të procesit të privatizimit, nuk u mor parasysh, por, sipas argumentimit të projektligjit, është logjike për të siguruar konkurrencë.
Përfaqësuesi i ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Stavri Dhima tha dje para komisionit se këto ndryshime ligjore u paraprijnë përgatitjeve infrastrukturore për shtrirjen e tubacioneve të gazit për dy projekte kryesore që kalojnë në Shqipëri, ai Trans Adriatik dhe projekti Jonian-Adriatik.
Në rast se projekti Trans Adriatik shpallet fitues për transportimin e gazit nga Azerbajxhani drejt Evropës, atëherë në Shqipëri pritet të nisin punimet për ndërtimin e tubacioneve. "Doli si problem çështja e një keqkuptimi që mund të lindte në të ardhmen lidhur me aplikimin e kompanive të gazit, për të transmetuar gaz, prandaj duhet amenduar ligji", tha Dhima, nga Drejtoria e Hidrokarbureve në METE.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 30 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com