Gazmend Bardhi: Më shumë se 50% e anëtarëve të PD nuk ishin dakord me kandidaturën e Belind Këlliçit

Gazmend Bardhi: Më shumë se 50% e anëtarëve të PD nuk ishin dakord me kandidaturën e Belind Këlliçit

Belind Këlliçi dhe Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaron se Belind Këlliçi nuk është votuar nga shumica e anëtarësisë së partisë. Duke folur në “Opinion”, Bardhi tha se Belindi ka marrë mbështetjen e vetëm gjysmës së partisë që ka marrë pjesë në proces.

“Më shumë se 50% nuk ishin dakord me kandidaturën. Nëse 1% e votuesve, që është vota që ka marrë Belindi në këtë proces, mendon që ti je kandidati më i mirë i tyre, por pjesa dërrmuese e qytetarëve të Tiranës mendon që kandidati që doli i dytë është më i miri”, deklaroi Bardhi.

Kujtojmë se Këlliçi tashmë ka nisur fushatën si kandidat i çiftit Berisha-Meta për Tiranën. Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook. Siç mund të shihet thjesht nga të dhënat e Facebook, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij. Ai ka kryer plot 220 sponsorizime në Facebook, një numër rekord për një politikan shqiptar, që i paguan mijëra euro Mark Zuckerberg-ut për disa like dhe share më shumë. Vetëm javën e fundit, nga data 9 mars deri më 15 mars, Belind Këlliçi ka paguar plot 1208 dollarë për fushatë në Facebook. Ose ndryshe, i bie që ai ka shpenzuar në një javë 60% të rrogës së tij mujore si deputet. Pra, për ditët e mbetura të marsit, Këlliçi duhet të jetojë me rreth 600 dollarë të mbetura në xhep, sigurisht nëse nuk i vijon sponsorizimet edhe javës që vjen.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja