Gazmend Leka: Endri Myrtaj pa
shkollë arti, profesionist aq sa unë

Gazmend Leka: Endri Myrtaj pa<br />shkollë arti, profesionist aq sa unë
Piktori Endri Myrtaj ka çelur ekspozitën e tij personale në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Dallohet për origjinalitet. Gazmend Leka, një nga piktorët më të njohur çel ekspozitën duke theksuar se “Endri nuk ka mbaruar as liceun artistik dhe as Universitetin e Arteve, por merret me pikturën, ashtu sikurse ne merremi gjithë ditën e ditës, duke artikuluar gjuhën tonë edhe pa qenë profesor të gjuhës”.

“Të gjithë kemi të drejtë të bëjmë atë që duam më shumë, edhe kur nuk kemi një diplomë si alibi. Endri zgjedh të bëj pikturën. Është profesionist, po aq sa edhe unë”,
tha Leka.

Profesor Valter Memishaj, i pranishëm në ekspozitën e Endri Myrtaj rrëfen përshtypjet e tij për pikturat e Myrtaj:

“E ka të brendshme, e ka të lindur. Pra Endri, shumë nga këto punime që dikujt mund t’i duhen vite për ta konceptuar, i kthehen edhe rikthehen, Endri ka punime të tilla që këtu mund t’i ketë hedhur për tri orë. Përfytyroni çdo të thotë të krijosh një botën tënde artistike për tri orë. Truri punon në mënyrë të tmerrshme, peneli punon kaq shpejt dhe kaq bukur sa piktura e tij është tepër tepër e njeshme dhe tepër tepër trysnuse ndaj ndjenjave estetike të kujtdo që e shikon”.

Ndërsa Endri Myrtaj, që karakterizohet nga droja dhe modestia zbulon vetëm majën e ajsbergut të procesit piktorik.

“Kjo ekspozitë është një ndërrmarje vertikale që unë po i bëj dallimit të shenjave të shpirtit tim. Jam si ai guri që hidhet në liqen dhe formon rrathët e tij dhe gjatë segmentit që bëhet zbritja deri në fund, gjatë këtij segmenti kohor që është jeta, unë jam në kërkim të dritave dhë të errësirave të mia”, shprehet ai.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri