Gazment Bardhi në Elbasan: Fitorja është gjysma e punës, ndryshojmë modelin e qeverisjes

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, vijon takimet në lagjet e ndryshme të qytetit. Së fundmi i shoqëruar nga ekipi i kandidatëve për deputetë në qytetin e Elbasanit ai zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të lagjes “Qemal Stafa”.  Bardhi u shpreh se besimi që po marrim nga njerëzit kudo e rrit përgjegjësinë për qeverisjen nesër.

“Në Elbasan kam mësuar një të vërtetë të madhe që na shton jashtëzakonisht shumë përgjegjësinë, që Elbasani me zor po pret ndryshimin, po ndryshim real. Gjatë këtyre ditëve kam takuar me mijëra të rinj të Elbasanit që kanë humbur shpresën se në këtë qytet mund të jetohet, që me zor po presin të shikojnë se çfarë do të ndodh në 25 prill, për të marrë vendimin, të vahdojnë të jenë pjesë e darkave tuaja, apo do të marrin rrugëtimin për jashtë vendit. Dhe kjo na e rrit përgjegjësinë por edhe na e forcon kurajon dhe vullnetin për të qenë krah tyre pas 25 prillit. Nuk do na dëgjoni kurrë t’i shtrimë dorën apo ti kërkojmë bashkëpunim banditëve, qoftë kjo edhe me kosto të pushtetit sepse nuk duam të vijmë në pushtet dhe të bëjmë këtë që bënë këta në tetë vite. Erdhen në pushtet me ndihmën e bandave dhe i shërbyen vetëm bandave duke braktisur mijëra qytetar të Elbasanit, duke i detyruar fëmijët tuaj të largohen nga Elbasani, e duke i bërë prindërit tanë të flasin me vete nga mengjesi deri në darkë se më çfarë do i ushqejnë fëmijët e tyre. Edhe ky nuk duhet të jetë realiteti që duhet të përjetojë Elbasani pas 25 prillit. Prandaj ne kemi vendosur të vijmë në pushtet me mbështetjen e qytetarëve të ndershëm të Elbasanit, dhe do ta vazhdojmë këtë fushate deri në fund të saj pa asnjë dridhje apo frikësim nga ata që kemi përballë, edhe pse përballë na kanë vënë krimin, edhe pse përballë na kanë vënë paratë e pista të krimit, në do të vazhdojmë të ecim përkrah njerzëve sepse duam të jemi krah njerëzve”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi Politik shtoi se program i PD do të krijojë kushte për punë dhe mirëqënie, dhe do të sjellë normalitet në vend.  

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë