Gazment Bardhi në Gramsh: Rama S'ka bilanc pune, por mashtrimesh! Nëse s'realizojmë një nga angazhimet tona, mos na votojë as demokrati më i flaktë

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua sot me banorë të fshatit Sotirë në Gramsh, nga ku akuzoi qeverinë se e ka lënë të gjithë zonën në harresë. Sipas Bardhit, Gramshi është trajtuar nga qeveria "si një listë e gatshme votash" dhe se për këtë nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e bëra.

 “Gjendja që unë kam gjetur në Gramsh, në të gjithë territorin e bashkisë nuk është asgjëkund si në bashkitë e tjera. Gramshi është lënë më shumë mbas dorë në krahasim me të gjitha bashkitë e qarkut. Ata kanë thënë: meqë këta votojnë PS nuk kanë nevojë me ju bë punë as me ju ofru shërbime se këta na e mbushin kutinë sa herë ne duam dhe sa duam ne. Na premtoi të gjithëve bashkë, jo vetëm juve këtu, por i premtoi çdo shqiptari mrekulli në 2013-ën, shëndetësi falas, arsim falas, ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, uljen e çmimit të naftës, subvencione në bujqësi, çfarë nuk tha. Në fakt, në realitet, bëri të kundërtën e atyre që premtoi, nuk na e la as në gjendjen ku ishim, na çoi shumë hapa mbrapa. E para, na varfëroi më shumë seç ishim, secilin prej nesh, na varfëroi sepse na rriti çdo gjë, na rriti çmimin e energjisë elektrike, na rriti çmimin e naftës, na rriti tatimet dhe taksat aq sa sot, ju te fatura e ujit ose e energjisë elektrike, edhe pse nuk keni rrugë e prisni që të bjerë niveli i lumit për të ikur në shtëpitë tuaja apo për t’u lidhur me Gramshin, ju merr taksë ndriçimi, ju merr taksë pastrimi, ju merrë taksë gjelbërimi. Për ata që punojnë tokat e veta, u merr dhe taksën e tokës, ata që duan të rregullojnë një shtëpi, i vë taksën 5 mijë euro a shtatë million lekë me marr lejen e ndërtimit, dhe kush rregullon një dritare, pa pagu, përfundon në burg”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, në 8 vite qeverisje, Rama nuk ka një bilanc pune, por "vetëm mashtrimesh", ndërsa i kërkoi "demokratëve të flaktë" që të mos votojnë PD në rast se ata nuk do të mbajnë qoftë edh enjë nga angazhimet e thëna në fushatë.

 “Tani që ka 8 vite në pushtet është momenti që të vijë para jush, që ka marrë besimin, për të bërë një bilanc, të thotë që kam bërë kaq nga këto që kam marrë si angazhim, ndërkohë që nuk vjen dhe nuk e bën këtë askund ku shkon. E vetmja gjë që thotë është se: isha në pushtet 8 vite, nuk bëra asnjë gjë, tani më duhen edhe katër vite të tjera. Ne nuk kemi betejë me socialistët në këto zgjedhje, flas për socialistët e ndershëm që kanë besuar të partia e tyre. Nëse në xhep ke më pak lekë se sa kishe, do të thote se qeveria nuk ka punuar mirë dhe kur nuk punon mirë, kur nuk punon për njerëzit do të duhet të shkosh në shtëpi. Duhet me i dhënë besim dikujt tjetër dhe me provu diçka tjetër që të kemi mundësi me kriju një shans të ri, në radhë të parë për veten tonë dhe më pas për fëmijët. Ne i kemi të gjitha shanset dhe mundësit jo vetëm për t’i siguruar punësim të rinjve, por për të kthyer normalitetin në familjet e gjithsecilit. Plani jonë është i thjeshtë, kemi marrë përsipër vetëm pak angazhime, ato që ne do t’i realizojmë, nuk kemi hapur një thes e kemi futur brenda çdo gënjeshtër që na vjen për mbarë, çfarë të na dalë para themi e bëjmë ne, sa për t’u marrë votat, por kemi qënë realist dhe kemi bërë një plan që i vjen në ndihmë njerëzve dhe i mundëson të kthehen në normalitet. E ka thënë Lulzim Basha, por po e përsëris edhe unë këtu, nëse një nga anazhimet që kemi marrë përsipër nuk e realizojmë, demokrati më i flaktë i fshatit nuk duhet të na japë votë. Vëtëm kur të bëhemi të gjithë bashkë dhe të kuptojmë që nuk ka ndasi politike kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë, vetëm atëherë do të jemi më mirë”, deklaroi Gazment Bardhi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat