Këtë javë Partia Demokratike do t’i drejtohet këtë javë Gjykatës Kushtetuese për hartën e re territoriale. Lajmi u bë me dije nga Gazment Bardhi në një intervistë për Report Tv, ku tha se reforma u miratua në mënyrë të njëanshme.

“Ne kemi vijuar punën në komisionin e reformës zgjedhore, të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka nevojë për garanci të forcuara për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi ynë ka qenë te shqetësimet që ka ngritur ODIHR-i sa i takon shkrirjes së partisë me shtetin. Kemi paraqitur platformën dhe paketën tonë ligjore për ndryshimet e nevojshme, në reflektim të rekomandimeve të ODIHR-it. Mazhoranca s’ka qëllim të reflektojë standardet e ngritura nga ODIHR-i.

Ajo është një urgjencë e sajuar nga grupi i PS-së, që në mënyrë të njëanshme ka miratuar një reformë territoriale elektorale. Grupi ynë do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar miratimin antikushtetues të reformës së re territoriale-administrative. S’ka urgjencë në formulën e përzgjedhjes së këshilltarëve.

Në kohën kur u ngrit komisioni, nuk dihej që mazhvoranca do bënte një reformë të njëanshme. Duan ti japin ngjyrime urgjence, le të vazhdojnë, për ne, e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe të barabarta, që partitë politike të mos konkurrojnë me shtetin përballë”, tha Bardhi në Report Tv.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Buxheti 2027, Bardhi në Report Tv: Gati amendamentet e PD, nga nesër nis prezantimi! Këtë javë çojmë në Kushtetuese hartën e re territoriale