Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kreu politik i qarkut Fier për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ishte sot (22 mars) në fshatin Zharrëz, në shtabin elektoral.
Nga Patosi, ligjvënësi u shpreh besimplotë për ‘fitoren madhështore’ të PD në zgjedhje.
“I siguroj banorët në Zharrëz se ajo që u takon për frymë si tarifë kompensimi për ndotjen e jashtëzakonshme të ajrit nga zbatimi i kontratave të kompanive private që operojnë në zonë me shtetin shqiptar, jo vetëm do t’u shkojë banorëve, por askush nuk do të guxojë që të abuzojë me pamundësinë e tyre për të ngritur zërin për të drejtat që ju takojnë. Fjalë e dhënë, është fjalë e mbajtur!”, tha Bardhi ndër të tjera.
![]()
Dhe më tej shpreh atë që pret nga qarku i Fierit më 11 maj.
“Në fshatin Zharrëz, së bashku me Samenën në Shtabin e PD për zonën. Jemi besimplotë që në këtë fshat ku PD ka ditur gjithmonë të triumfojë, edhe në 11 Maj do të ketë fitore edhe më madhështore, për të bërë Zharrëzin, Patosin dhe Shqipërinë Madhështore”, shkruan bardhi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Postimi i Gazment Bardhit në Facebook, pas takimit në Zharrëz
Komente


Dhe e dini ju qe kur thote Bardhi e mbaj fjalen e mban se eshte burre o pika funderine e sali leshit
Përgjigju