Gazment Bardhi reagon ndaj Ramës: Hungaria s’mund të jetë model për ne, largohu një orë e më parë
Gazment Bardhi dhe Edi Rama
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se Hungaria është model për Shqipërinë. Bardhi shkruan se modeli i vërtetë i Viktor Orbanit është ai i kontrollit ndaj medias dhe i korrupsionit.
Sipas Bardhit, Rama është kampion jo vetëm në Europë, por edhe në botë i kufizimit të lirisë.
“Edi Rama ia thotë në sy Orbanit: Hungaria është model për ne”- ky ishte mesazhi kyç që mediat transmetuan dje nga vizita e Kryeministrit Rama në vendin mik. E vërteta është që modeli i Kryeministrit Orban në Hungari nuk mund të jetë kurrë modeli ynë i rrugëtimit evropian. Për grupin më të madh në Parlamentin Europian EPP modeli i Kryeministrit Orban është ai i kontrollit ndaj medias që ka cenuar lirinë e shprehjes dhe që ka sjell perceptimin për rritjen e korrupsionit.
Në këtë drejtim, Edi Rama është kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botë. Prandaj edhe Edi Rama duket të jetë shembulli dhe modeli i Kryeministrit Orban dhe jo anasjelltas”, shkruan Bardhi.
Bardhi nënvizon më tej se modeli i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian nuk mund të jetë Hungaria. Ai shton se problemi në Shqipëri është Edi Rama, ndërsa shqiptarët kanë në dorën zgjidhjen që është largimi i tij.
“Duke mbështetur fuqimisht procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ritheksoj se model i Shqipërisë në këtë proces nuk mund të jetë kurrë Hungaria, edhe pse një vend mik. Modele në këtë proces nuk duhet te jenë PROBLEMI, por ZGJIDHJA.
Ne në Shqipëri ka kohë që e kemi indentifikuar PROBLEMIN e procesit të integrimit dhe quhet EDI RAMA. ZGJIDHJEN e kanë shqiptarët e ndershëm në dorë: LARGIMI një orë e më pari të problemit (EDI RAMËS)!”, nënvizon Bardhi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
54.7%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Rama takon Zelenskyn në Zvicër: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë (FOTO+VIDEO)
21 Janar, 19:21