Mero Baze: PD duhet të zgjedhë mes Orbanit dhe Ramës
Edi Rama dhe Viktor Orban
Shqipëria pas tre ditësh çel kapitullin e parë të negociatave me BE dhe Hungaria është kryesuesja e radhës e BE.
Raportet shtetërore mes dy vendeve për fat janë të mira dhe kryeministri më pro Soros në Evropë Edi Rama, për fat ka raporte të mira me kryeministrin më anti Soros në Evropë. Sorosi nuk i ka penguar për asgjë.
Për Edi Ramën ai nuk është problem, ndërsa për Orban është fat, se i ka prodhuar atij ideologjinë e një armiku të dobishëm për pushtetin e tij.
Suksesin ideologjik që Orban ka arritur duke shpikur një armik kombëtar, janë përpjekur ta përdorim shumë parti të tjera, kryesisht në Evropën Juglindore, por pa ndonjë sukses të madh.
Vonë janë kujtuar dhe të djathtët tanë pas një bashkëpunimi 30 vjeçar me Sorosin. Sidoqoftë tani PD e ka armik zyrtar. Dhe kjo është një nga arsyet përse Berisha e respekton Orbanin. Madje ai është i vetmi dhe që nuk e ka refuzuar pas shpalljes "non grata".
I vetmi që po më pëlqen me këtë politikën e pavarur brenda PD është Gazment Bardhi. Ai sulmoi sot Edi Ramën duke e akuzuar për raportet e mira me Orbanin dhe duke theksuar se ai nuk mund të jetë model për Shqipërinë.
Është një tezë e guximshme për një që aspiron të jetë në krye të PD së Berishës. Qoftë dhe pas Flamurit.
Refuzimi i modelit të Orbanit nga PD është vërtet lajm i rëndësishëm jo për Orbanin, por për Berishën dhe PD. Sado që ka pranuar të bashkëjetojnë në diversitet, kjo është më shumë. Është bashkëjetesë në konfiktualitet, pasi janë qëndrime diametralisht të kundërta. Pra PD zyrtare ka armik Sorosin dhe mik Orbanin. Gazment Bardhi thotë nuk kemi model Orbanin, i cili të vetmin model politik që ka prodhuar është modeli anti Soros.
Kjo është vërtet e guximshme dhe lajm i rëndësishëm, sikur Bardhi ta dijë çfarë ka thënë. Nëse është nxituar mund të bëjë autokritikë. Nëse e ka thënë me vetëdije, meriton duartrokitje nga ne dhe shpulla nga Berisha.
Se PD duhet të zgjedhë mes Orbanit dhe Ramës, kë ka aleat. Ngjajnë si fitues, por nuk janë njësoj./ Tema
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4961
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD në Shkodër marshim protestë: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim! Kërkojnë lirimin e Berishës e qeveri teknike! (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor, 10:12
-
Qeveria: Draftstatuti i Asociacionit është veç një non-paper
2 Nëntor, 09:11
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45
-
Toska zbulon në 'Studio Live': Basha do bashkohet me Berishën para zgjedhjeve! Haklaj: Nuk afrohet me non gratën! Ai po nis dhe Gaz Bardhin në burg
1 Nëntor, 21:03
-
Meta në burg, Alibeaj për Report Tv: U arrestua ish-presidenti, e çfarë pastaj, të gjithë para ligjit të barabartë! Berisha kërkon të shesë qeverinë teknike si karamele, i paaftë të fitojë zgjedhjet
1 Nëntor, 17:58
-
PS i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, Etjen Xhafaj: Gati të ulemi në tryezë me PD! Gazetarja: Jo për sy e faqe, duhet të ofroni diçka
1 Nëntor, 15:03
-
PD çon Ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’ në Kushtetuese, Zhupa për Report TV: Kthehen në beton, s’është politikë! S’mund të shndërrohen në vilat e oligarkëve
1 Nëntor, 14:42
-
Progres-Raporti i BE/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është përkeqësuar, propozimet tona janë rrëzuar nga mazhoranca! Të mos injorohen rekomandimet
1 Nëntor, 13:47
-
Në mitingje sulmojnë SHBA-të si të korruptuara, por në takime me të deleguarën e ambasadës deputetët e PD i shkojnë ‘me vrap’!
1 Nëntor, 12:42
-
Tabaku për Progres-Raportin: Parlamenti si kalim me pengesa, ka përkeqësime! PS të marrë parasysh shqetësimet tona, ja pse s’e votuam deklaratën e përbashkët
1 Nëntor, 10:45
-
Kryediplomati hungarez kritikon sanksionet e BE-së gjatë vizitës në Minsk: Neve s'na pëlqen politika e sanksioneve
31 Tetor, 20:57
Mero, jo kapitullin e pare, por grup-kapitullin e pare. Nuk jane e njejta gje.
PërgjigjuOre ketyre gazetarve dhe analistqeneve ju ka ikur gjuha me qe Shqiperia ka per te hapur grup kapitujt e pare ne 15 Tetor , ku jane ? Me duket se po ju bie damllaja ne koke , vetem sali qeni po leh maj ballkonit .
Nuk jane e njejta gje se Gazi rshte byth q•re dhe Sala zorre bythe.