Gazment Bardhi shkon në Shkodër dhe i shtrin dorën Topallit: E ka derën e hapur në PD, zë me kontribut në parti

TIRANE-Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga Shkodra sot i ka shtrirë dorën duke i hapur derën e selisë blu për t'u rikthyer në parti ish-n/kryetares së Kuvendit dhe të kësaj force për 8 vite, Jozefina Topallit, të cilën Lulzim Basha e përjashtoi nga listat në zgjedhjet e 2017.

Bardhi tha se Jozefina Topallin ka qenë një zë me kontribut në parti. ''Padiskutim. Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë për 8 vite kryetare e parlamentit. Është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, por sigurisht ka marrë edhe mbështetje të jashtëzakonshme nga demokratët dhe PD".

Por a është ai një amortizator mes saj dhe Lulzim Bashës për të rikthyer Topallin në PD? "Nuk besoj se ka nevojë ky proces për ndërmjetës, cilido që e ndjen veten demokrat dhe ka marrë mbështetjen e demokratëve ndër vite, ka momentin për t'u kthyer mbështetjen demokratëve" tha Bardhi.

Ai bëri thirrje për çdo demokrat i cili ka dhënë kontribut, që të rikthehet në parti pasi është momenti për t'i kthyer mbështetjen demokratëve, mbi të gjitha për Shqipërinë. ''Nëse çdo individ me kontribut në Partinë Demokratike ka objektiv të vetin të kthejë demokratët në pushtet, apo t'i kthejë demokratëve besimin që ka marrë prej tyre ndër vite, sigurisht që e ka më shumë sesa detyrim. Një përfaqësues politik në të shkuarën i PD-së, ka qenë në ato pozicione për shkak të mbështetjes që ka marrë nga demokratët e zakonshëm.

Fakti që një individ humbet një pozicion të caktuar përfaqësimi, nuk nënkupton dhe nuk duhet të nënkuptojë në asnjë rast braktisjen e demokratëve. Apeli im dhe thirrja ime është që kushdo ka marrë mbështetje nga demokratët, është momenti t'i kthejë mbështetje demokratëve për Shqipërinë mbi të gjitha por edhe për Partinë Demokratike''.

Sekretari i përgjithshëm demokrat ishte sot në Shkodër ku po zhvillohet procesi me strukturat për propozimet për kandidatët për deputetë, që nga selia blu është proklamuar si risi së bashku me 'hapjen' e forcës më të madhe në opozitë. Bardhi u shpreh se secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendror dhe lokal.

''Pas zhvillimit të mbledhjes së kryesisë javën e shkuar, sot kemi nisur mbledhjet në çdo grup seksion të degës së Shkodrës për të marrë propozimet e anëtarëve mbi kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie. Kjo është faza e parë e një procesi të ri të përzgjedhjes së kandidatëve që ka filluar Partia Demokratike.

Më pas do ketë edhe një fazë tjetër ku anëtarësia do të ketë rol domethënës në proces, që është faza e konsultimit të kandidatëve të seleksionuar. Secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendror dhe lokal''.

Bardhi përsëriti edhe një herë thirrjen e tij ndaj Kuvendit që të miratojë draftin për reformën zgjedhore. ''Dakordësia e 5 qershorit është në Kuvend. Unë gjej rastin të ripërsëris thirrjen që Kuvendi i Shqipërisë të mos vonojë asnjë sekondë më tej finalizimin, miratimin e ndryshimeve të propozuara me konsensus mes forcave politike. Nuk është momenti për të bërë lojëra politike, nuk është momenti për provokime ndaj opozitës, është momenti të ngrihet Kuvendi në lartësinë e detyrës dhe t'i japë një shtysë integrimit".

Në fund të prononcimit të tij për mediat, Bardhi zbuloi se ambicia e PD-së nuk është vetëm për 71 mandate për të formuar qeverinë e ardhshme, por më shumë se shumica e thjeshtë. "Në Shkodër ashtu si në të gjithë Shqipërinë PD do të ketë një rezultat spektakolar që i mundëson vendit një qeverisje stabile dhe mundëson ndërmarrjen e atyre reformave që duan më shumë se shumicën e thjeshtë të votave në Kuvend" përfundoi ai.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 05/07/2020 11:24

    JO. NE ASNJE MENYRE. Nga shqiperia ikin te pa aftet.

    Përgjigju
  • Noku: 04/07/2020 19:25

    JOZIN, Po kush e voton me ne Shkoder? Aq me pak Po te kthehet ne PD dhe te hake fjale qe ka thene kunder Bashes. PD me Lulin ne krye nuk bohet.

    Përgjigju
  • No no: 04/07/2020 18:12

    Hajde hajde akoma me topallin. Ç’te thuash, te le pa fjale!

    Përgjigju
  • Kryqi: 04/07/2020 16:18

    Jozefina nuk mund te jete pjese e nje partie qe per lider ka nje turko-arabo -taleban. Doni me la gojen por harroni se te gjithe bashke si ps sjeni as sa maja gishtit te jozit.

    Përgjigju
    • Bardh ziu: 04/07/2020 17:38

      Pse esht zhozi me e mir .....!?zhozi qe ka ber pislleqet e dynjas....zhozi qe beri saliun me te madh se zoti vet...zhozi qe te kap prej zhelesh ...burnesha e malesis qe kur mbytej shkodra..thoshte do e bejm venecie...jo zhozi po perendia vet ska cy ben ketyre te deshtuarve ....

  • Mesjetare: 04/07/2020 14:40

    Politik mesjetare, c janë këto despote privinzialist, tallen me njerëzit?!!

    Përgjigju
  • Tosi: 04/07/2020 12:56

    Po Topalli e ka deren hapur ne pd por nuk mund te jete ne nje tavoline me kryevagabondin e pd leshelis Flamur Herman Geringun qe dogji me molotov deren e kryeministrise me horrat e mamurrasit.

    Përgjigju
    • cuf dabjoni: 04/07/2020 13:48

      besoj se me t'pytme e ka gjet se ai per fytyr se njef se o rishtar ne pd.....apo meqenese dhe Jozi beri te njejten me ata qe ngriten PD I jep kurajo Bardh kavajsit si me trim se Baba Luli

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit