ROMË – Gazsjellësi transAdriatik, i cili kalon nga Shqipëria do të sjellë në Tiranë në mesin e muajit maj, kryeministrin e Italisë Mario Monti. Lajmi konfirmohet nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, sipas së cilës shefi i ekzekutivit të Romës do të jetë në Tiranë muajin e ardhshëm.
Sipas ANSA-s, arsyeja e vizitës është gazsjellësi TransAdriatik, për të cilin mbështetja e Italisë ka një rol vendimtar, që projekti të fitojë gazin e Shah Denizit. Përzgjedhja do bëhet në mesin e vitit 2013.
“Tani topi është në duart e qeverisë italiane, në maj është parashikuar vizita e kryeministrit Mario Monti në Shqipëri dhe projekti TAP do të jetë një nga temat e bisedimeve me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha”, citon ANSA në shkrimin e saj.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com