Gazsjellësi, katër vende të Ballkanit avancojnë projektin e gazit Adriatik-Jon

Gazsjellësi, katër vende të Ballkanit avancojnë projektin e gazit Adriatik-Jon

Gazsjellësi TAP

Në tetor 2018 do të zhvillohet takimi i ardhshëm i Njësisë për Menaxhimin e Projekteve (PMU) për Tubacionin Adriatik Jon (IAP), bëjnë të ditur mediat azere, sipas të cilave në këtë takim do të formulohet zbatimi i fazës së parë të projektit.

IAP është tubacioni i dytë i gazit, përveç IGB (Ndërlidhësi Greqi-Bullgari), i cili del jashtë rrugës kryesore të korridorit jugor të gazit azer.

Sipas raportimit, Azerbajxhani vendosi se nuk do të kufizohet me vetëm gazin e Shah Denizit dhe me vetëm Greqinë dhe Italinë si pikat e fundit të destinacionit. Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi do të ngrenë kompaninë e përbashkët me ndihmën teknike të SOCAR Balkan, bëri të ditur drejtori i SOCAR Balkan, Murad Heydarov.

Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) është planifikuar të transportojë gaz natyror nga Fieri, nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjës, në Split në Kroaci.

Tubacioni 516 km do të jetë i dyanshëm dhe kapaciteti i tij vjetor mendohet të jetë 5 miliardë metra kub. Bëhet e ditur se Kroacia pret të marrë rreth 2.5 miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet tubacionit Jon-Adriatik (IAP), njoftoi Ministria e Mjedisit dhe e Energjisë e Kroacisë për median azere ‘Trend’.

Në Fier, IAP do të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), një projekt në ndërtim e sipër nga një konsorcium që përfshin SOCAR. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan në Europë. Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruan në gusht 2016 një memorandum mirëkuptimi me SOCAR mbi projektin IAP.

IAP është një tubacion i propozuar i gazit natyror në Europën Juglindore (EJL) që do të shtrihet nga Shqipëria përmes Malit të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinës, në Split në Kroaci. Kapaciteti i gazsjellësit do të arrijë në pesë miliardë metra kub gaz në vit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike