GdF: Vetëm 90 parcela kanabisi
në 2017 nga 2086 në vitin 2016 PDF/Raporti i monitorimit të Guardia di Finanza
Lajmi qe u botua dje nga Report Tv/Raporti i GDF, kanabisi rënie drastike e kultivimit

GdF: Vetëm 90 parcela kanabisi<br />në 2017 nga 2086 në vitin 2016 PDF/Raporti i monitorimit të Guardia di Finanza<br />Lajmi qe u botua dje nga Report Tv/Raporti i GDF, kanabisi rënie drastike e kultivimit<br>
TIRANE -  Guardia di Finanza prezantoi sot në "Pallatin e Kongreseve" raportit vjetor për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri nga “Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis”, ku vërehet rënie drastike e kultivimit të kanabisit, në krahasim me një vit më parë. 

Në raport thuhet se janë evidentuar 4 844 rrënjë të kultivuara gjatë 2017-ës, në krahasim me 754 mijë të një viti më parë, ndërsa janë gjetur 90 sipërfaqe të mbjella nga 2086 të 2016-ës, ose vetëm 4% e gjithë asaj që ishte mbjellë vitin e kaluar. Sipas raportit, sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë rreth 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë. "Janë identifikuar 90 sipërfaqe të kultivuara për vitin 2017. Janë zbuluar 4 444 rrënjë kanabisi nga 754 mijë të një viti më parë. Avionët e Guardia di Finanza kanë eksploruar 40% sipërfaqe të territorit më shumë në krahasim me 2016 dhe kanë realizuar 58 fluturime më shumë në krahasim me 42 fluturime të një viti më parë. E thënë ndryshe sipërfaqja e kultivuar me kanabis për vitin 2017 ka qenë 1.9 ha, kundrejt 219 mijë ha të një viti më parë", thuhet në raportin e Guardia di Finanza. 

Nga ana tjetër, ministri italian, Marco Minniti u shpreh se sfidë mbetet ndëshkimi i të paprekshmëve. "Ne duhet t'i godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”- tha ministri italian.

Në prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit, të cilin Report Tv e siguroi ekskluzivisht një ditë më parë, morën pjesë  ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti dhe homologu shqiptar, Fatmir Xhafaj, ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin si dhe zyrtarë të policive të dy vendeve. 

[gallery]24522[/gallery]
Zhvillimet nga vizita e ministrit italian në Tiranë

Ora 12:30 Xhafaj-Minnitit: Bastionet e krimit i përkasin të shkuarës
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se në pak kohë qeveria goditi trafikantët. Gjatë prezantimit të raportit për kanabisin, ministri Xhafaj solli në kujtesë Lazaratin, i cili sipas tij, ishte bastion që i përkiste krimit, dhe ku shteti nuk mund të depërtonte.

Sot, shtoi ministri, bastionet e krimit i përkasin së shkuarës dhe shteti ka marrë nën kontroll gjithçka, që sipas tij, e tregon dhe raporti italian.

"Më 27 mars, në një ceremoni të thjeshtë të marrjes së detyrës nga unë, deklaruam se 2017 do të ishte fundi i një historie të gjatë të kultivimit të kanabisit, të heqjes së Shqipërisë nga harta e vendeve kultivuese të kanabisit. Të shumtë ishin mosbesuesit, kishte dhe cinikë, tallës dhe zhurmues pa fund. Me gjithë lumin e kauzave, ne zgjodhëm heshtjen e njerëzve që punojnë me përkushtim. Përkushtimi mundi dhe sakrifica e njerëzve të ndershëm sot foli. Ne ja dolëm në këtë fazë të parë të këtij procesi. Sot duhet të kujtojmë që më 18 gusht 2014 një helikopter italian që fluturonte në Lazarat u qëllua nga banorë brenda fshatit, ku u plagos një oficere. Në fshat prodhoheshin çdo vit rreth 900 tonë kanabis, Lazarati ishte fshat i paaksesueshëm. Ishte simbol i bashkëjetesës me krimin. Sot bastionet e krimit i përkasin të shkuarës. Disa vite më parë monitorimi nga ajri filloi pas presionit të madh të BE, sot jemi ne që e kryejmë dhe do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm. 

Nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t’u parë, por dëmi nga krimi ishte i madh. Këtu u përfshinë shumë fermerë të pafajshëm, disa oficerë policie, të paaftë për të bërë detyrën, shumë punonjës të tjerë heshtën nga frika. Është realiste dhe e drejtë të evidentohet fakti se në më pak se një vit qeveria reagoi dhe ndërmori një kompleks masash dhe rezultati është ky që u bë publik sot nga partnerët. Edhe këto pak fakte do mjaftonin për të kuptuar sa shumë gjëra kanë ndryshuar në pak kohë. Sot autoritet është shteti dhe jo trafikantët. Gjithçka falë edhe burra e grave të Policisë së Shtetit, të cilët mësuan nga gabimet e tyre dhe në pak kohë realizuan këtë ndyrshim të madh së bashku me partnerët. 

Italia kurrë nuk na ka lënë vetëm, ne kemi një shprehje: ‘miku i mirë në ditë të vështira njihet’. Ne kërkojmë të punojmë së bashku, sepse dhe qëllimet i kemi të përbashkëta. Me rezultatin e këtij viti ne kemi hedhur vetëm një hap përpara, shumë domethënës". 

 

 

 

 

Ora 12:20 Ministri italian, Minniti: Luftoni ‘të paprekshmit’
Ministri i Brendshëm, italian Marco Minniti deklaroi gjatë prezantimit të raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit se duhet të goditen të paprekshmit.

 

Duke e cilësuar histori suksesi bashkëpunimin mes dy vendeve, në operacionin kundër kultivimit të kanabisit, ministri i Brendshëm italian u shpreh qartë se sfidë mbetet të luftohen krerët e trafikut të drogës. 

Ministri i Brendshëm, italian Marco Minniti deklaroi gjatë prezantimit të raportit të Guardia di Finanza për kultivimin e kanabisit se duhet të goditen të paprekshmit. Duke e cilësuar histori suksesi bashkëpunimin mes dy vendeve, në operacionin kundër kultivimit të kanabisit, ministri i Brendshëm italian u shpreh qartë se sfidë mbetet të luftohen krerët e trafikut të drogës. 

“Ka rritje të rezultateve, por në momentin kur theksojmë që kemi të bëjmë me një operacion suksesi, më lejoni të nënvizoj dy gjëra të rëndësishme. E para, operacionet e suksesshme duken në kohë. Ne kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm këtë vit, duhet ta ruajmë edhe për vitet e ardhshme. Kemi diskutuar për këtë me mikun tim, me kolegun tim, kemi trajtuar temën e luftës ndaj kanabisit, ky është një objektiv strategjik i qeverisë italiane dhe do keni mbështetjen e plotë të qeverisë italiane dhe ministrisë së brendshme italiane. Ne duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha që drejtojnë trafikun, duhet të godasim të paprekshmit. Sepse në Europë, në Shqipëri, në Itali, nuk ka të paprekshëm. Mendoj se ky është një objektiv i rëndësishëm për realizimin e të cilit duhet të punojmë sëbashku", u shpreh ministri italian.  

Ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do vijojë për të luftuar trafiqet e paligjshme. "Kemi ngritur bashkëpunim nga pikëpamja gjyqësore, operative, shkencore dhe ka dhënë rezultate të rëndësishme. Në këtë projekt dhe në këto objektiva është angazhuar i gjithë sistemi në Itali, të gjitha strukturat që kanë bashkëpunuar dhe këto të dhëna na tregojnë se këto dy vende kanë bashkëpunuar së bashku. Ky raport, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë përfshin një marrëdhënie më të gjerë mes Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të tjera. Këtu, në Shqipëri, në Tiranë, këtu në Ballkan, luhet një lojë shumë e rëndësishme e cila ka përpara 3 sfida të mëdha, ajo kundër narkotrafikut, ajo kundër emigracionit të paligjshëm dhe e treta kundër terrorizmit. Në lidhje me këto tre probleme, kemi nevojë për një bashkëpunim ndërkombëtar të plotë dhe të vetëdijshëm. Nëpërmjet këtij projekti përbëjmë një hap të rëndësishëm përpara"- tha Marco Minniti. 

Ora 12: 15 Çako: Çrrënjosëm kanabisin, ja risia e këtij viti
Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha se policia ka arritur një sukses në çrrënjosjen e kanabisit në të gjithë territorin shqiptar. Çako deklaroi se policia shqiptare ka vendosur standardin e bashkëpunimit me policinë e rajonit dhe vendet partnere. Në mënyrë të veçantë, kryepolici shqiptar, u ndal te bashkëpunimi me policinë italiane në luftën kundër kanabisit, teksa zyrtarët e lartë italianë ndodhen sot në vendin tonë për të prezantuar raportin për kanabisin.  

“Kemi arritur sukses në çrrënjosjen e kanabisit në gjithë territorin. Kemi vendosur standardin e bashkëpunimit me policinë e rajonit dhe vendet partnere. Një rol të veçantë e ka bashkëpunimi me italianët. Vlerësoj traditën solide të bashkëpunimit që këtë vit mbush 5-vjetorin pas traktatit për mbikëqyrjen ajrore. Gjatë vitit 2017 është investuar 25 orë më shumë për monitorimin ajror. Risi e këtij viti është krijimi në rrjetin informatik të policisë për kontrolle periodike në të gjithë territorin. Të pakursyer kanë qenë kolegët e Guardia di financës që kanë punuar krah për krah me punonjësit e policisë shqiptare. Nuk kanë kursyer asnjë moment që ky mision të ishte i suksesshëm. Policia e Shteti do mbetet partnere e konsiderueshme për vazhdimin e këtij misioni në luftën kundër drogës”, tha Çako. 

Ora 12:10 Shefi i GdF, Skrapanti: Në 2017, 88 parcela me kanabis, nga 2086 në 2016
Shefi i repartit të tretë të Guardia Di Finanza-s Stefano Skrepanti ka prezantuar rezultatet e monitorimit ajror të kryer nga italianët. Ai tha se nga monitorimi nga ajri, ka rezultuar se për vitn 2017 janë evidentuar 88 parcela me kanabis, nga 2086 që ishin një vit më parë. 

Në krahasim me një vit më parë, për 2017-ën janë zbuluar 4 844 rrënjë kanabis, nga 753 mijë që u identifikuan dhe asgjësuan në 2016-ën. 

"Duke iu referuar rezultateve më të prekshme që nga 2012 deri më sot është rritur në mënyrë shumë të dukshme numri i misioneve të fluturimit duke kaluar nga 25 në 2013 në 53 misione ajrore me mbulim financier italiane.

Në 2013 në fillimin e fushatës së fluturimeve ajrore gjatë  25 misioneve ajrore u identifikuan 304 plantacione të kanabisit për një total prej 14 772 rrënjësh narkotike që më pas janë asgjësuar nga autoritetet shqiptare. Të dhënat nuk përfshijnë Lazaratin

Në 2014 në kuadër të 39 misioneve ajrore u identifikuan 815 plantacione kanabisi për një total prej 46 605 rrënjësh kanabis të cilat më pas u asgjësuan. Edhe në këtë rast nuk përfshihen të dhënat në Lazarat.

Në 2015 gjatë 39 misioneve ajrore u identifikuan 1368 plantacione në total prej 242 945 rrënjë kanabis të cilat u asgjësuan.

Në 2016, vit rekord u identifikuan 2086 plantacione në total 753 468 rrënjë të asgjësuara.

53 misione ajrore në mbulim me një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar, duke identifikuar 88 plantacione për një total 4844 rrënjë të asgjësuara. Ndërsa që nga mesi i shtatori deri në 8 tetor 2017 janë zhvilluar edhe 5 misione të tjera të cilat kanë çuar në zbulimin e 2 plantacioneve të tjera dhe asgjësimin e 473 rrënjësh kanabis”, tha Skrapanti.

Ora 12:00 Komandanti i Guardia di Finanza, Toschi: Kapëm në brigjet italiane 33 ton kanabis
Komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, u shpreh se në brigjet italiane janë sekuestruar gjatë vitit 2017, 33 ton kanabis, me një rritje prej 116% në krahasim më 2016-ën. 

Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpnuim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesnë e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë. Konferenca përmbyllëse e Misionit të Monitorimit ajror 2017, ndërmjet policisë së shtetit, policisë italiane dhe misionit të BE-së në vendin tonë".

Siperfaqja e monitoruar nga avionët e GDF këtë vit mbi Shqipëri përbën 23,77% të gjithë territorit shqiptar, duke përjashtuar rrugët, zonat urbane, ujore e të tjera ku është i pamundur kultivimi i kanabisit.

Ora 11:55 Nis konferenca për prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kanabisin
Ka nisur konferenca për prezantimin e raportit të Guardia di Finanza për kanabisin, ku marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj dhe homologu i tij italian, Marco Minniti, ambasadorët Lu e Vlahutin si dhe zyrtarë të lartë të policive të të dy vendeve.

Ora 11:50 Ambasadorët Lu e Vlahutin në prezantimin e raportit të kanabisit
Gjatë prezantimit të raportit për kanabisin mësohet se do marrin pjesë edhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin. 

lu vlahutin cako

Ora 11:40 Përfundon takimi i Metës me ministrin italian
Takimi i Presidentit Ilir Meta me ministrin e Brendshëm italian, Marco Minniti ka zgjatur rreth 40 minuta. 

Ora 11:00 Nis takimi i Metës me ministrin e Brendshëm italian
Pas takimit me homologun Fatmir Xhafaj, ministri italian Marco Minniti ka mbërritur në Presidencë. Ai është pritur nga kreu i shtetit Ilir Meta. 

Ora 10: 50 Xhafaj dhe Minniti përshkojnë në këmbë Bulevardin
Fatmir Xhafaj dhe Marco Minniti kanë shmangur automjetet dhe kanë përshkuar në këmbë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas takimit prej 45 minutash në Ministrinë e Brendshme. Ministri italian është nisur drejt Presidencës ku do takohet me Metën.


 marcos miniti ne tirane
(Xhafaj dhe Minniti përshkojnë në këmbë Bulevardin)

Ora 10:45 Përfundon takimi i Xhafajt me ministrin italian Minniti
Rreth 45 minuta ka zgjatur takimi i ministrit Xhafaj me homologun italian, Marco Minniti. Pas Xhafajt, Minniti do zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta në orën 11:00. 

Ora 10:20 Ministri italian prezanton raportin për kanabisin në orën 11:30
Në bazë të axhendës së vizitës të ministrit italian në Tiranë, raporti vjetor për kanabisin do zyrtarizohet në konferencën përmbyllëse për mediat në orën 11:30. I pranishëm në konferencë do jetë dhe kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Xhafaj si dhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Ora 10:00 Minniti nis vizitën zyrtarisht, takon Xhafajn
Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti ka nisur zyrtarisht vizitën në Tiranë. Ai ka takuar homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj. Në fokus të bisedës mësohet të ketë qenë pikërisht çështja e kanabisit dhe raporti i Guardia di Finanza-s për territorin e kultuar me lëndë narkotike. Sipas fotografimeve të policisë italiane, bëhet fjalë vetëm për një 1% të territorit të kultivuar në krahasim me një vit më parë. 

Ora 09: 00 Axhenda e ministrit italian sot në Shqipëri
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme 

Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë

Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis (takimi do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve dhe do të jetë me regji qendrore)

[gallery]24520[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati