Luiza Gega po performon në mënyrë mbreslënëse kohët e fundit. Sot, në Lojrat Europiane, disiplinën ekipore, atletja është renditur e para në garën e 5000 metrave, duke lënë pas kundërshtarë tepër të fortë që më herët janë shpallur edhe kampione Europe.
Megjithatë kjo nuk është pika më e fortë e Luiza Gegës, pasi të enjten ajo do garojë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.
Pas fitores së sotme ajo u shpreh se ‘nuk ishte garë e lehtë, pasi atletja që u rendit e dyta ka dalë e treta në Botërorin e fundit’. Këto gara vlejnë për të siguruar pjesmarrjen në Lojrat Olimpike që zhvillohen verën e ardhshme në Paris.
Një bravo të madhe dhe suksese për kampionen!!
Përgjigju