Geisha më e vjetër e Tokyos premton
se do të punojë deri në fund të jetës

Geisha 91 vjeçare Yuko Asakusa është ulur përballë pasqyrës, po vë makiazhin dhe po rregullon komonon ndërsa i duhet të bëhet gati për punën e saj. Ajo ka 75 vite që është një geisha, një profesion në të cilin femrat kërcejnë, këndojnë dhe performojnë në festa të organizuara nga njerëz me pushtet për çmime marramendëse.

Asakusa e cila shprehet se është geisha më e vjetër japoneze që punon ende, shoqërohet me kolegen e saj 57 vjet më të re, ndërsa i duhet të shkojë në një takim në një restorant japonez. Pavarsisht moshës ajo ka një axhendë të ngjeshur me rreth 20 rezervime në muaj dhe kjo është mjaft lodhje për një femër që e ka nisur këtë karrierë që në moshën 16 vjeçare.

Asakura ndihet krenare për moshën e saj dhe nuk përpiqet ta fshehë, madje kur klientët e pyesin ajo u thotë me shaka se është akoma 91 vjeç, për të nënkuptuar se aspiron të jetojë ende dhe për shumë kohë.
Ajo tregon se i pëlqen shumë të jetë një geisha dhe ndonëse nuk mundet më të kërcejë vazhdon ende t’i bjerë veglës muzikore të quajtur shamisen dhe tregon se do ta bëjë këtë deri në fund të jetës së saj.

Tani Asakura kujdeset që t’ua përcjellë dhe mjaft të rejave të tjera këtë art tradicional japonez për të cilin shprehet se e ka dashur ta bëjë që në fëmijëri, pasi u frymëzua nga filmat e shumtë rreth geishave.
Performueset Japoneze janë pakësuar nga 80,000 në vitin 1928-të, në rreth 1,000 geisha të mbetura në ditët tona, ku sipas Shoqatës së Geishave në Asakusa të Tokyos, janë vetëm 216 geisha të mbetura në kryeqytetin Japonez.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu