Korfuz-Një 44-vjeçar serb ka ndërruar jetë, pasi kishte gëlltitur pesë pako me drogë, të cilat i shkaktuan ileus (patologji e karakterizuar nga mosfunksionimi i zorrëve).
Ai ndodhej me pushime në jug të Korfuzit dhe u gjet i pajetë në shtëpinë ku po qëndronte më 7 gusht.
Pas ekspertizës në trupin e tij u gjet pesë pako plastike me një lëndë narkotike në pluhur, me ngjyrë të bardhë, ndoshta kokainë dhe me peshë 83 gram, shkruan prothotema.gr.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Paketimet plastike nuk ishin plotësisht të mbyllura mirë kur ai i gëlltiti. Si rezultat pas gëlltitjes ato fryheshin dhe çuan në ileus dhe thithjen e lëngut gastrointestinal në mushkëri”, shprehen mjekët.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)