Genc Gjonçaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit. Gjonçaj, me profesion jurist, zëvendëson në këtë detyrë Albana Shtyllën e cila u zgjodh në organet e Vettingut. Gjonçaj ka mbajtur më herët detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. 

Gjithashtu, ai ka qenë edhe përfaqësues ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ishte vakant prej majit të këtij viti kur Albana Shtylla u zgjodh në organet që do bëjnë Vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com