Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit. Gjatë ditës së premte është komanduar në postin e Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin e Migracionin, Genc Merepeza‏, duke zëvendësuar paraardhësin e tij Pëllumb Nakon.

Paraardhësi i Merepezës, Nako, u lirua nga kjo detyrë në datën 1 shtator për shkak të përmbushjes së afatave të parashikuara në ligj.

Pëllumb Nako është emëruar Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike. Komandimi i Merepezes nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Redaksia Online