Genc Pollo, fundjavë me vajzën në Teatrin e Operas

Edhe pse tashmë është bërë publik divorci i ministrit të Inovacionit Genc Pollo nga ish-bashkëshortja, ai gjen gjithmonë kohë të lire për t’u kujdesur për vajzën e tij. Sa here i jepet mundësia, ai shpenzon kohën maksimale me vajzën, si një prind që nuk harron detyrat e tij. Por, ajo që bie në sy, përveç faktit që ai është një baba shembullor, është fakti se minstri i ushqen së bijës dëshirën për muzikë cilësore. Ministri Pollo këto ditë është pare në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit në premierën e “Zhizel”, teksa shoqëronte të bijën në një nga shfaqjet përmbyllëse të sezonit operistik. Ndryshe nga prindërit e tjerë që shoqërojnë fëmijët në cirk apo teatro kukullash, ministri duket se tenton t’i ushqejë së bijës dëshirën për baletin dhe muzikën operistike. Ndoshta në planet afatgjatë, ai ka planifikuar që e bija të ketë lidhje direkt me këtë fushë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë