Genc Pollo: Lulzim Basha njësoj si Zani Caushi, ky është krahasimi i duhur
Genc Pollo dhe Lulzim Basha
TIRANË- Demokrati Genc Pollo, sot i rreshtuar krah Sali Berishës, ka krahasuar Lulzim Bashën me Zani Çaushin, një prej kapove të grupeve kriminale gjatë ngjarjeve të rënda në Vlorë gjatë vitit 1997.
Në betejën e brendshme brenda partisë, Pollo tha në emisionin 'Dekalog' se Basha është sjellë me mentalitetin “e një të forti”, duke iu referuar faktit që sipas tij, ndonëse është i shkarkuar nga shumica vijon të mbajë “me dhunë” selinë edhe pse rreth tij ka pakicën.
Zoti Pollo, nga e gjithë kjo histori përplasjeje në PD, zoti Basha rezultoi dhe doli i fortë. A e pranoni këtë?
Doli i fortë. Doli me moral shumë të diskutueshëm. I fortë doli edhe Zani Caushi.
Ky nuk është krahasim.
Absolutisht që është krahasimi i duhur.
Tani Lulzim Basha si Zani Caushi?
Varet se cili është sensi i politikës. Nëqoftëse mua si Genc Pollo që kam një parti me 100 vetë dhe ngrihen 70 dhe duan të më shkarkojnë dhe unë u them ju nuk eksiztoni. Do mbaj këta 30, apo 10 dhe mbyllem në seli. Oso Kukën nuk e meritoj, por shkoj drejt Zani Caushit. Ky është kategorizimi politiko- moral që unë do bëja për Lulzimin.
Kjo vlen për Lulzim Bashën. Të ngrihen 75 për qind për tëshkarkuar dhe ti të thuash se nuk ju konsideroj dhe të vësh blinde metalike në selinë qendrore të partisë këtë nuk e kishim parë ndonjëherë. Kemi parë uljet dhe ngritjet në demokraci në Shqipërinë postkomuniste por një refuzim të realitetit duke mbajtur vulën, ky mentalitet është si i Zani Caushit.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?
-
PO
20.6%
-
JO
70.6%
-
NUK E DI
8.8%
Vota total: 1970
Lajme të tjera
-
Berisha e akuzoi sërish se ndikoi në mbylljen e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Bardhi e sfidon: Kërko komision hetimor por kujdes se lë gjurmë
19 Maj, 20:52
-
Mero Baze: Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është 'ringjallur' nga ndëshkimi i SHBA
19 Maj, 20:04
-
1 vit “Non Grata”, hap pas hapi rrugëtimi i Sali Berishës betejë mes DASH dhe Bashës! Lufta e tij për të ‘pastruar figurën’
19 Maj, 18:12
-
Frrok Çupi: Foton e Berishës e gjetëm në rrugë pranë Sheratonit
19 Maj, 14:06
-
Kokalarit nuk i del inati: O budallenj me ato para që i dhanë socialistët, Pompeo do avancojë axhendën konservatore
19 Maj, 12:40
-
Gjuzi i revoltuar me Dukën dhe Mediun pasi propozuan Dashamir Shehin: Duan një pijanec serial për president
19 Maj, 12:11
-
Aktivisti: Gjukanoviç dhe Berisha e ka ndihmuar Millosheviçin më shumë se shumë të tjerë
19 Maj, 11:55
-
1 vit nga shpallja 'Non Grata' e Sali Berishës! Heshtja e drejtësisë dhe lufta për t'u rikthyer në krye të PD
19 Maj, 11:39
-
Plator Nesturi: Loja me doreza për presidentin
19 Maj, 10:18
-
Presidenti i ri/ Nga Leka Zogu, Halim Kosova te Dashamir Shehi, lista me 8 emrat e PD! Alibeaj: Nëse PS s'pranon një prej kandidaturave të opozitës tërhiqemi nga procesi
19 Maj, 09:48
-
Mirë që ‘ikën’, po pse njëherësh: Berisha bën si Jobs, Meta si ‘Mesia’, Kryemadhi…!
18 Maj, 20:00
-
Mero Baze: Presidenti po nxjerr në dritë ndarjen tripolare të opozitës
18 Maj, 19:29
Persa i perkwt krahasimit ti je shum me i zi se Zani.
Përgjigju