Stiven Spilberg pozon i kënaqur para trupit të pajetë të një tiranosauri tribrirësh. Fotoja hidhet në Facebook nga humoristi Xhej Branskomb që shkruan: “Një imazh dramatik, gjuetari pozon i lumtur para një tribrirëshi të sapo-vrarë!”. Në më pak se 24 orë fotoja merr 30 mijë share, dhe 10 mijë komente. Pjesa më e madhe e reagimeve ishin: Vrasës i pashpirt! Turp! Të vrasësh një kafshë të pambrojtur! Nuk do të shoh më kurrë filmat tuaj, vrasës kafshësh!”.
Mijëra njerëz besuan vërtetë se Stiven Spilberg kishte vrarë një tribrirësh, dhe se kishte pozuar në mënyrë triumfale para kafshës së ngordhur, duke shpërfillur konceptet më elementare të evolucionit: Tribrirëshi është zhdukur rreth 65 milionë vjet më parë. E vërteta është se regjizori kishte pozuar përballë një kopjeje të kafshës prehistorike, në kohën e xhirimit të filmit “Jurassic Park” (1993). Pra një gënjeshtër e bukur. E pamundur të besohet mund të thoni ju: e megjithatë çdo ditë truri ynë vihet në provë nga përhapja e lajmeve, të cilat mund të duken si të vërteta. Mjafton shumë pak për të rënë në kurthin e tyre.
Nuk preferojmë të arsyetojmë rreth asaj që dëgjojmë. “Është shumë më e lehtë të besosh, duke e marrë për të mirëqenë atë që na thuhet, në vend s etë përpiqemi të kuptojmë nëse informacioni është i rremë”, thotë Fedderika Almeno, neuroshkenctare dhe profesoreshë e kërkimeve në neurologjinë eksperimentale në Spitalin San Rafaele në Milano. Shtruarja e pyetjes ndaj vetes “a është e vërtetë?”, kërkon në fakt një burim shtesë, të cilat nuk janë gjithmonë të gatshme për t’u vënë në dispozicion.”
Kushti themelor që ne të besojmë në diçka, është besimi që kemi tek ai që na e thotë lajmin e rremë. “Ne supozojmë se ata që u besojnë shakave, janë më të prirur të ndikohen nga të tjerët”, saktëson psikologia dhe psikoterapistja nga Milano, Laura Duranti, “dhe sa më shumë i besueshëm cilësohet burimi, aq më pak aktive janë mekanizmat e vlerësimit dhe kritikës.”
Përveç kësaj, shumë njerëz pretendojnë se lajmi i rremë, më shumë se sa dezinformacioni është “ngjitës”. Çfarë do të thotë kjo? Studiuese Stefan Levandovski nga Universiteti i Australisë Perëndimore, e quan fenomenin “Stickness of misinformation”, d.m.th aftësia e informacionit për të qenë “ngjitës”. Në praktikë, lajmi i rremë “ngjitet” në mendjen tonë dhe bëhet rezistent ndaj korrigjimit dhe ndryshimit.
Përveç kësaj, burimi në të cilin e dëgjojmë shpesh, cilësohet i besueshëm, jo për shkak të kompetencës, por për aftësinë emocionale e morale që duket se e ndan me ne. Kjo konfirmohet nga fakti që arrijmë madje edhe të harrojmë burimin e lajmit: ky është i ashtuquajturi efekti i gjumit, sipas të cilit kujtojmë shumë mirë informacionin, por jo ata që na e servirin atë.
Kjo nuk na pengon nga të qenit të ndikuar, kur lajmi prek një nga ‘butonat’ tanë emocionalë. Le të marrim një shembull. Në vitin 2008 u përhap lajmi se modelja e re Xhesika Ainskoug, e prekur nga një tumor në krah, kishte ndërprerë kurat e zakonshme për të eksperimentuar një dietë të veçantë të mbështetur nga disa të vetë-shpallur studiues, të bazuar tek lëngjet e frutave dhe lavazhi gastric me lëngun e kafes.
Qindra njerëz filluan ta besojnë këtë, duke e praktikuar edhe vetë me gjithë kundërshtimin e onkologëve. Fatkeqsisht vajza vdiq pas disa kohësh por as vdekja nuk i dekurajoi ata që kishin filluar ta imitonin. Kush mundi t’i besojë këtij mashtrimi? Në pjesë dërrmuese, të sëmurët me kancer dhe familjarët e tyre. Arsyeja u bë shpejt e qartë: çështja në fajlë i prekte nga afër.
Shenjat karakteristike
“Lajmi i rremë duhet të jetë realist, të ketë përmbajtje që të kuptohet shpejt dhe të mos ngjallë asnjë dyshim për njohjen e argumentit”, shpjegon Alemano. Duhet të jetë pjesë e asaj që quhet koherencë e brendshme”, shton Duranti, pra të jetë në gjendje të përforëcojë dijet tona dhe ato që besojmë. Ose duhet të ketë të bëjë me tema që nuk i njohim: në këtë rast priremi të bindemi lehtë, pasi nuk kemi bagazh të tillë njohurish që të mund të vëmë në dyshim lajmin. Pra një çështje ndjesie, por edhe se si serviret lajmi. Elementët thelbësorë, imaxhet e forta, data dhe të dhëna që mbahen mend lehtësisht, të shkruara në tabela në ngjyrë të kuqe, janë të gjitha strategji, të cilat ai që prodhon lajme të rreme dhe i përhap nëpërmjet internetit apo shtypit të shkruar, i njeh shumë mirë.
Disa janë të pavullnetshme
Sipas ekspertit të lajmeve të rreme, Paolo Ativisimo, gazetar uebi (nga mesi i viteve ’90 në frontin e parë për gjetjen dhe mbledhjen e tyre në faqen e tij www.attivissimo.net)” disa prej tyre janë të pavullnetshme. Krijuesit e tyre janë njerëz që në mirëbesim , besojnë se po thonë të vërtetën.
Për shembull. Kjo është ajo që ndodh kur bëhën thirrje për dhurimin e gjakut të destinuar për persona të veçantë: fillimisht apelet janë autentike, dhe vetëm më pas shndërrohen në mashtrime, duke vazhduar të qarkullojnë me vite të tëra , edh epasi përfituesit e këtij apeli e kanë zgjidhur problemin e tyre emergjent. Ndërkohë lajmet e tjera të rreme, lindin qëllimisht në mënyrë të vullnetshme:krijohen duke e ditur fare mirë se bëhët fjalë për gënjeshtra me qëllim përfitimin, në para apo imazh.”
Në fakt, uebet përdorin shpesh lajmet e rreme për të tërhequr vëmendjen, si dhe për të patur sa më shumë klikime. Dhe kjo përkthehet në fitime:sa më e vizituar një faqe internet, aq mq shumë sponsor do të konkurrojnë për të patur një hapësirë reklamimi në të. “Në fund, eksistojnë edhe gënjeshtrat e krijuara për shkak të paaftësisë, kur vërehet një dukuri e pazakontë dhe që tentohet të shpjegohet pa njohuritë e majftueshme”, përfundon Ativisimo.
Konfirmojnë paragjykimet tona
Gënjeshtrat që kanë më shumë sukses, janë ato që konfirmojnë stereotipet dhe që ushqejnë paragjykimet, mosbesimin dhe urrejtjen. Një shembull klasik është gënjeshtra se romët lënë shenja në citofonët apo muret e shtëpive për të treguar se ku është vendi më i përshtatshëm për të kryer një grabitje: “Ky mashtrim qarkullon, për shkak se paralajmëron njerëzit e thjeshtë ndaj një rreziku real, atë të vjedhjes”, shpjegon Ativisimo.
“Kjo na jep mundësinë për t’i shprehur tjetrit frikën tonë dhe na tregon një gjest konkret një antidote ndaj rrezikut:lajmëro të gjithë duke e shpërnadrë alarmin.” Shumicën e herëve ndodh pikërisht kjo:mashtrimi pranohet, asimilohet dhe ndahet me të tjerët. “Ndejsia e bërjes pjesë në një komunitet që ka nevojë për përgjigje dhe shpjegime, bën që ne të përfshijmë sa më shumë njerëz që është e mundur. Nga persona pasivë transformohemi në pjesëmarrës aktivë në përhapjen e informacionit. Kjo na bën të ndjehemi të dobishëm e të rëndësishëm”, thotë psikologia klinike në Milano, Françeska Manxhafiko.
Megjithatë pasoja është se ju krijoni një vorbull të rresiskhme:”Jemi në epokën e komplotit:ka shembuj të përditshëm të gënjeshtarve rreth shirave kimikë apo mbi vaksinat. Pra rreziku qëndron tek të qënit pjesëmarrës aktivë në një process të padobishëm, në most ë dëmshëm dhe që nuk ka asnjë vlerë sociale apo individuale”. Ka megjithatë një zgjidhje: të mabjmë të stërvitur mendjen tonë, të kultivojmë kuriozitetin intelektual dhe të informohemi.
Sa më shumë njerëz flasin, aq më shumë besojmë
Sa më shumë njerëz që e ndajnë lajmin, aq më shumë jemi të prirur ta bespjmë atë. “Gjatë fushatës zgjedhore të presidentit amerikan Obama, u aktivizuan të ashtuquajturat “birthers” ose kundërshtarët që u përpoqën ta pengonin zgjedhjen e tij, duke përhapur lajmin e rrëmë të nidnjes së tij në Kenia: për ta Barak Obama nuk qe një qytetar amerikan.
Pavarësisht përgënjështrimit me anë të bërjes publike të certifikatës së lindjes, ‘birthers’ janë shtuar gjithnjë e më shumë dhe ende sot k anjerëz që vazhdojnë të besojnë pretendimet e tyre, thotë psikologia Laura Duranti. Lajmi falë internetit dhe rrjeteve sociale përhapet si një flakë e tërbuar duke shkaktuar “plebishite të vërteta popullore”, përfundon neuroshkencëtarja Federika Alemano.
“Rezultati është se nuk ka një mendim individual, por një shqyrtim të shpejtë të një mase, në të cilën cilido do të ndihet pjesë e saj. Për këtë arsye, nëse kjo masë thotë se ku informacion është i saktë, askush nuk e vë në pikëpyetje.”Air One/Bota.al
Redaksia Online
Al.N/Shqipatrja.com