Një 52-vjeçar nga Shkodra wshtw plagosur nga shpërthimi i lëndëve plasëse artizanale që përdorte për peshkim, e cila ka shpërthyer nga pakujdesia. Sait Fikaj u dërgua në Tiranë për kurim pas plagëve të marra ku gënjeu duke thënë se ishte plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi, por që çdo gjë u zbulua shpejt nga policia.
Gjatë kontrollit në banesën e të plagosurit u gjetën një kapsolle detonatore, metalike me kapsollë të pa plasur. Gjithashtu në vendin e ngjarjes mbi çatinë e banesës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 175 fidanë, të mbjellë në gota plastike, me gjethe e kërcell ngjyrë jeshile, si ajo e bimës narkotike Canabis Sativa.
Kjo bëri që i plagosur të kthehet nga viktimë në të akuzuar për peshkim të paligjshëm por dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndaj të cilit do të nis hetimi.