Super Genoa në shtëpinë e Lazios në ndeshjen e fundit të javës së 23-të të Serisë A në Itali. Në stadiumin “Olimpico” ndeshja u mbyll 2-1 për Genoan që shkon në kuotën e 24 pikëve duke iu larguar zonës së rënies.
Golat u shënuan në pjesën e dytë me Genoan që morri avantazhin falë golit të maqedonasit Goran Pandev ndërsa pak minuta më pas kapiteni Parolo barazoi për vendasit. Me shifrat 1-1 u mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt por në shtesë Genoa siguroi tre pikët jetike falë golit të Laxalt. Lazio mbetet në vend të tretë por pëson humbjen e dytë radhazi.
/Shqiptarja.com

Në Angli Watford poshtëron Chelsean duke e mundur 4-1 dhe afron shkarkimin e trajnerit Antonio Conte. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për blutë e Londrës dhe Conte ka shigjetuar lojtarët e tij. Mediat britanike bëjnë me dije se janë orë vendimtare dhe Roman Abramovich pritet të shkarkojë Conte e drejtimin e skuadrës mund ta marrë Luis Enrique.
d.c./shqiptarja.com