TIRANË- Gent Gazheli, ambasadori shqiptar në Turqi, ka dhënë dorëheqjen. Ky fakt u bë i ditur në komisionin parlamentar të Jashtëm, ku mori mbështetjen kryediplomati i ri, Kastriot Robo, Gjatë seancës dëgjimore, Robo shprehu gjithë angazhimin e tij për marrëdhënie shqiptaro-turke dhe çështjet dypalëshe.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Armand Skapi sqaroi se Gent Gazheli, dha dorëheqjen nga posti i Ambasadorit, dhe duke qenë se marrëdhëniet me Turqinë sipas tij kanë rëndësi strategjike vendi nuk mund të lihej vakant.
Ish- ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli
Kastriot Robo ka mbajtur më herët postin e ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident, por u lirua nga detyra nga presidenti Ilir Meta më 31 korrik 2018.
Gent Gazheli mori detyrën më 9 shkurt të vitit 2016, nga presidenti Bujar Nishani. Ai më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Kastriot Robo
Diskutimet në komisionin parlamentar të Jashtëm
Kastriot Robo: Do fokusohem të diplomacia ekonomike dhe diplomacia publike duke qenë njëkohësisht aktiv në rrjetet sociale. Do nxis punën dhe bashkëpunimin
Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për bashkëpunim të nivelit të lartë
Mimi Kodheli: Në Republikën e Turqisë ndodhen eshtrat e Sami Frashrit. Keni menduar në momentin që morët këtë propozim se mund të vijë një ditë që eshtrat e Samiut të kthehen në atdhe? Ishte pyetje e guximshme. Guximi tregohet te fakti që duket e pamundur
Kastrio Robo: Janë bërë përpjekje por ka qenë e pamundur për shkak të qëndrimit që ka qeveria turke. Unë mendoj se nuk është e pamundur dhe do ta marr parasysh
Ralf Gjoni: Duke marrë shkas nga një vizitë e një delegacioni. Kryetari i Kuvendit ka shprehur atë qëndrim që shumica shprehin në takime bilaterale me palën turke që ka bashkëpunim intensiv etj etj
Por nga ana tjetër vihet re që ka nje diskordancë midis qëndrimeve politike mes qeverisë turke dhe perëndimit. Ju çfarë vlerësimi keni ndaj këtij bashkëpunimi në një spektër më të gjerë? Duke patur parasysh dhe rolin ndërlidhës të Turqisë me Azinë
Robo i përgjigjet Gjonit: Është e vërtetë që artikulohet sa i përket orientimit strategjik europian të vendit tonë. Flitet për influencë të vendeve të treta por rasti i Turqisë nuk lidhet me influencën e vendeve të treta. Do të punoj për forcimin e këtyre marrëdhënieve historike. Nuk do të ketë proces frenues ndaj komenteve që bëhen
Ligoraq Karamelo për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme: Pse u shkarkua Gazheli? Shpejtësia që u shkarkua duket sikur fshihet diçka
Armand Skapi: Propozimi i Robos është bërë sipas ligjit lidhur nga fakti që Gazheli ka paraqitur kërkesën për dorëheqjen. Marrëdhëniet me Turqinë kanë më rëndësi strategjike dhe nuk mund ta lëmë vendin vakant
Karamelo për Robon: Si e shihni rolin e Turqisë në rajon? Ka tendenca presioni nga ana e Turqisë kundrejt vendit tone sidomos në fe. Si e gjykoni këtë?
Robo i përgjigjet Karamelos: Eshtë e vërtetë që rëndësia e Turqisë në vendin tonë është rritur dhe duhet të vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet. Sa i përket komentit që shpesh vihen re tendenca presioni dhe vasaliteti ndaj qëndrimeve tona ndaj palës turke nuk gjykoj se është e tillë se bashkëpunimi jonë ka baza reciproke
Evis Kushi: A keni disa objektiva më specifike dhe më të matshme që kur të vijë fundi i mandatit të masni punën tuaj, disa drejtime kryesore nëse mundeni?
Robo i përgjigjet Kushit: Kemi objektiva të matshëm dhe specifik. Nuk jam futur aq thellë por një gjë shikoj pozitive. Kemi një bazë shumë të mirë të bashkëpunimit tregtar
Nëse në vendet e tjera jam përpjekur të sillja një kompani që më pas të tërhiqte investitorë të tjerë ishte shumë e vështirë, por në Turqi terreni është pozitiv
Ditmir Bushati: Sa i përket politikës së burimeve njerëzore ligji e thotë qartë se kush i ka kompetencat dhe ky komision nuk ka rol thelbësor në këtë proces. Ky komision nuk ka tagër vendimmarrës