Quajti këllirë aktorin që ishte pro Teatrit të ri, Gent Hazizi-Alfred Trebickës: Vulgariteti dëmton kauzën tonë

Quajti këllirë aktorin që ishte pro Teatrit të ri, Gent Hazizi-Alfred Trebickës: Vulgariteti dëmton kauzën tonë

Aktori Gent Hazizi

Aktori i njohur për publikun, Gent Hazizi, ka zgjedhur të thotë fjalën e tij lidhur me debatin për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Por, ai ka prekur një anë tjetër të çështjes, duke kritikuar disa prej artistëve të cilët kanë sulmuar kolegët e tyre për mendimin pro ndërtimit të një teatri të ri.

“Më vjen keq që për një kauzë të drejtë, kolegë aktorë të mbajnë qëndrime të padrejta ndaj kujtdo që shpreh mendimin e tij, i drejtë apo i pa drejtë. Oportun apo ekstremist! Ky vulgaritet sjelljesh mes nesh dëmton kauzën e drejtë për një Teatër dinjitoz, profesional, identifikues. Nuk është privilegj i askujt që ngre zërin më shumë se të tjerët, por i atyre që kanë dhuruar emocione mbi atë skenë dhe padyshim i publikut Shqiptar! Ky është mendimi im si qytetar”, shkruan Hazizi në faqen e tij në Facebook.

Aktori Alfred Trebicka tha dje se mes artistëve ka këllira, duke sulmuar aktorin Laert Vasili i cili u shpreh pro ndërtimit të Teatrit të ri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?