Aktori i njohur Laert Vasili në takimin me artistët teksa diskutohej për çështjen e Teatrit Kombëtar deklaroi se është në favor të një godine të re për teatrin. Por nuk mungoi edhe një ironi e aktorit Vasili me disa artistë. Ai tha se artistët duhen lënë në atë sallë ku janë që të vdesin nga turbekulozi.
Më lër të flas për Teatrin e Ri, ka që 5 vjet më mban shpirtin. Dëgjova shumë gjëra, shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore, e cila nuk mund të krijohet nën tallashet e Musolinit. Nëse dikush nuk sheh dot të ardhmen e Teatrit në një strukturë futuriste atëherë të shohë estetikën e tij. Nuk duam teatër të ri me 30 milion lekë. Duam të rrimë aty, të vuajmë nga turbekulozi. Le të ruajmë etikën artistike. Mos e bëni, na lini të vdesim nga turbekulozi.
Laert Vasili. aktor
Ai tregoi edhe se si teatri kombëtar u përmbyt nga shirat që ranë apo se si në verë temperaturat shkojnë në 40 gradë duke e bërë të pamundur punën aty.
Nuk ka në europë kapanon në atë godinë. Unë kam 3 vjet që luaj aty por besoj që edhe ata që kanë 30 vjet kanë të njëjtin mendim. Baca Reshat sa po e tha pak më përpara çdo dimër aty ndërpriten shfaqjet sepse aktorët shkojnë me 39-të apo me 40-të nga të ftohtit. Gjatë shfaqjes së produksionit të kaluar tek “Makbethi” pjesa poshtë skenës u përmbyt dhe nuk është vetëm një dru apo një hu, por është një hu e gjithë ajo godinë e cila nuk përfaqëson as emocionet që na ka falur Margarita Xhepa aty, as mjeshtri i nderuar Robert Ndrenika apo të tjerë, të tjerë, të tjerë...
Laert Vasili, aktor