Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, është cilësuar si një këngëtaret më të bukura në botë. Ka qenë Web-faqja TC Candler, e cila bën përzgjedhjen e 100 fytyrave më të bukura në botë brenda një viti, ku e ka cilesuar Genta Ismajlin, si një nga vajzat, më të bukura për vitin që lamë pas. Faqja e cila ka 24 milionë vizitorë në ditë në mbarë botën, e rendit këngëtaren kosovare në vendin e 55-të. Genta Ismajli përveçse e bukur është edhe e talentuar. Këtë të diel ajo ishte pjesëmarrëse në X Factor Albania, ku performoi disa nga këngët e saj. Këngëtarja pritet të nxjerr së shpejti edhe klipin e saj më të ri.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com
