Këngëtarja Genta Ismajli, e cila para pak kohësh publikoi këngën e saj “Anuloje” në versionin audio po punon për klipin e këngës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetet sociale.

“Së shpejti” ka shkruar Genta në diçiturën e fotos duke mos zbuluar datën e saktë të publikimit të klipit.

genta ismajli

“Anuloje” është pritur mjaft mirë nga fansat e Gentës, e cila gëzon mjaft popullaritet në Facebook.

Numri i ndjekësve të saj në këtë rrjet social ka arritur mbi 800.000.

Komentet dhe reagimet e fansave të saj janë pozitive, pasi të gjithë e komplimentojnë Gentën për muzikën që bën dhe pamjen e saj.

(b.t/shqiptarja.com)