E pyetur për daljet e saj më të rralla në media si dhe në ambjentet publike të Prishtinës, Genta Isnmajli u shpreh: “Eshtë e vërtetë që kohët e fundit nuk shfaqem më aq shpesh në intervista njëlloj si më parë. Megjithatë në koncerte jam po ajo që kam qenë pra non-stop".
Kurse në lidhje me pyetjen e përsë ritur që po i bëhet asaj në lidhje me praninë apo jo të gjysmës tjetër, Genta u shpreh: “Unë jam e rrethuar gjatë tërë kohës, si në shtëpi ashtu edhe në angazhimet e mia me njerzit, njerëzit e shtëpisë si dhe bashkëpunëtorët e mi. Nuk kam jetë private për momentin.Vetëm kur bie të fle, atëherë ndjehem pak e vetmuar t’ju them të drejtën.”
Ndërsa në mbyllje e pyetur nëse mban ndonjë dietë apo regjim të fortë teksa vijon të performojë me plot ritëm dhe energji një lloj si atëherë kur ishte 20 vjeçe, ajo u shpreh: “Unë mbaj regjimin, ruhem nga ushqimi i tepërt por ka edhe momente kur shtoj peshë . Mirë po ngaqë jam e gjatë nuk dallohet shumë ajo pak mbipeshë e përkohëshme që mund të më kapë. Energjia nuk më humb asnjëherë".
Genta Ismajli gjatë shfaqjes së saj më të fundit në Shkodër
a.m/Shqiptarja.com
