Genta: Nuk heq dorë nga bejtet i bën edhe në Facebook

Genta: Nuk heq dorë nga bejtet i bën edhe në Facebook
Genta konkurrentja e cila u rendit e treta në Big Brother Albania, ka preferuar të qëndrojë larg mediave dhe mos të prononcohet, në lidhje me eksperiencën e saj në Big Brother. E njohur për bejtet dhe poezitë e saj spontane, Genta nuk ka hequr dorë prej tyre, madje i bën ato edhe në rrjetin social Facebook. Me këto vargje genta i drejtohet një prej miqëve të saj “Si të kam Emilio Zotka, të shtunën do pijmë ca gotka, ty të kam shok të ngusht, kush të ngacmon i hyj me grusht, te shtunen do behet name, do na vije ketu Liami, do kercejme si të marrë, do te te jap 20 dollar, te betohem per kok te mamit, do lejme kokren e namit”. Genta duket se e ka shijuar ne maksimum jetën pas përfundimit të BB. Atë e kemi parë në shumë prej lokaleve të natës me miq, ish-konkurrentë të Big Brother, etj. Në këto fotografi Gentën e shohim me fituesen e edicionit të katërt të Big Brother Albania, Ermela Mezuraj si dhe me Torosin një tjetër konkurrent të këtij reality. Torosi ka pohuar se njihej me Gentën përpara se ajo të hynte në dhe e ka mbështetur atë në këtë format televiziv. Urojmë që Genta të kënaqet dhe të ndihet më e lumtur me famën që BB i ka dhënë, pasi shpesh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka pohuar që jeta e saj nuk ka qenë e ngjashme me atë të bashkëmoshtarëve të saj, për arsye se ajo jetonte në fshat. Ajo ndodhet këto ditë në Korçë, për t’iu rikthyer më pas jetës “së çmendur”, të kryeqytetit. Së bashku me Françeskën dhe me Arbërin ajo do të jetë pjesëmarrëse në Top Fest 9, ku do të japing disa çmime për këngëtarët. 
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën