Genti Ibrahimi: Si mund
largohet kreu i qeverisë

Konstitucionalisti i njohur Genti Ibrahimi ka saktësuar mënyrën se si mund të largohet qeveria aktuale. “Nëse mazhoranca arrin që të ketë numrin e nevojshëm të votave për të votuar në Kuvend me shumicë të thjeshtë atëherë Kuvendi vijon punën.

Nëse mazhoranca s’funksionon atëherë Kuvendi duhet të shpërndahet dhe thirren zgjedhjet e parakohshme”, tha Ibrahimi. “Kryeministri në rastin më të mirë kur kërkon të verifikojë mbështetjen në Kuvend bën mocion besimi për vete dhe qeverinë.

Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit shpërndarjen e Kuvendit”, thotë Ibrahimi.

Nëse opozita tregohet më e shpejtë dhe kërkon mocion mosbesimi e arrin që me vota të rrëzojë mazhorancën atëherë ajo duhet të ketë gati kandidatin e saj për kryeministër, që e hedh në votim e nëse fiton shkon në zgjedhje me kryeministër të ri”, thotë Ibrahimi.

Shkrimi  u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë